Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka arritur një sukses të madh në Kampionatin Botëror të xhudos që po zhvillohet në Budapest të Hungarisë, duke siguruar medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Distria fitoi me shpejtësi dhe dominim ndeshjen gjysmëfinale ndaj spanjolles Ariane Toro Soler, duke e mposhtur pas tre gabimeve të kundërshtares, sipas raportimeve të Telegrafit.
Me këtë fitore, Krasniqi kalon në finale ku do të përballet me xhudisten japoneze Uta Abe, në një përballje që pritet të jetë shumë e fortë dhe emocionuese.