Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosovës po synojnë rritjen e bashkëpunimit.
Kjo është thënë pas kolegjiumit të rregullt të kryeprokurorëve të Kosovës, në të cilin ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të shtetit, Besim Kelmendi ka ftuar edhe përfaqësuesit e Policisë.
Në këtë takim nga Policia e Kosovës mori pjesë zëvendësdrejtori Fehmi Hoti dhe Drejtori i Divizionit të Hetimeve të Krimit, Fatos Makolli.
“Gjatë këtij takimi u diskutua lidhur me koordinimin dhe bashkëpunimin në ndërmarrjen e veprimeve të përbashkëta në mes Prokurorit të Shtetit dhe Policisë së Kosovës. Nga të pranishmit u vlerësua pozitivisht niveli i deritanishëm i bashkëpunimit dhe ndërveprimit institucional, si dhe u potencua se ky bashkëpunim duhet avancohet tutje, me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe efektivitetit të hetimin e veprave penale.”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Në fund palët e u pajtuam që të ketë takime të rregullta në mes të krerëve të dy institucioneve Prokurorit të Shtetit dhe Policisë së Kosovës.