Ka filluar seanca e sotme e Kuvendit, ku po diskutohet për takimin e fundit mes Kurtit e Vuçiqit në Kuvend, shkruan GazetaDemos.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar që kësaj seance t’I bashkohet edhe kryeministri Kurti, i cili sipas tij është personi kryesor që duhet të raportojë për këtë çështje.
“Si grup parlamentar i PDK-së konsideorjme se është jetike ardhja e kryeministrit në seancë që të raportojë për takimin me Vuçiqin. Si kryetar i Kuvendit po të kërkojmë ta kërkosh prezencen e kryeministrit, ky debat nuk ka kurrëfarë kuptimi pa prezencën e tij në sallë”, tha ai.
Ndaj kësaj deklarate replikoi shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari – Lila, e cila tha se kryeministri Kurti nuk po i ik debatit lidhur me këtë çështje.