Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    OP/ED

    Disa shqetësime rreth gjykatës së Hagës, pas disa zhvillimeve të çuditshme në këtë gjykatë…

    15/02/2025 18:24
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shkruan Bedri Halimi

    Edhe para se të fillonte gjykimi në Gjykatën e Hagës, e sidomos pas zhvillimit të ngjarjeve brenda kësaj gjykate, kuptohet botërisht, se kjo është baltosje e hapur dhe trysni në pushtetarët tjerë të Kosovës, për ta ulur kokën, duke u treguar kështu “shqiptarë të mirë”, apo “shqiptarë të ndershëm” siç i ka quajtur Serbia një kategori shqiptarësh me të cilët ka dashur të qeveris, deri sa ishte këtu.


    Koha tregoi se Carla del Ponte kishte interesa ekonomike në Serbi, dhe siç thuhet Dik Marti ishte i sponsorizuar nga Beogradi e Moska, për ta dezinformuar botërisht Këshillin e Evropës dhe opinionin ndërkombëtar duke e akuzuar UÇK-në.

    Nuk e di, për shkaqe kohore, a do t’i vërsulen edhe UÇK-së në Maqedoni e UÇPMB-së në Luginën e Preshevës.


    Në anën tjetër, faktori shqiptar, nuk shihet askund, se sa ka arritur për të ushtruar presionin e vet përmes fakteve para faktorit ndërkombëtar, duke kërkuar që pinjollët e Millosheviqit – Aleksandër Vuçiq, Ivica Daçiç me kompani, që të dërgohen në Hagë, si pushtues, si agresorë, si nxitës për krime dhe si propagandues të terrorit serbë mbi shqiptarët.

    Dëshmitë jo vetëm shqiptare për krimet serbe janë të shumta, por nuk e di se sa janë grumbulluar e sistemuar për tu plasuar para faktorit ndërkombëtar. Kjo është para së gjithash obligim i mekanizmave përkatës shtetërorë, të ngarkuar me këtë detyrë, siç është Instituti për Krime Lufte në Kosovë, që këto të dhëna të deponohen aty ku duhet dhe si duhet, duke e hartuar edhe padinë për gjenocid ndaj Serbisë si shtet.


    Ndërkaq, në këtë drejtim, nuk mund të paramendohet se sa janë morbide komentet e disa shqipfolësve nëpër rrjete të ndryshme sociale, për individ të caktuar të UÇK-së.


    Në anën tjetër, edhe ‘arsyetimi’ i kryeministrit, se, për shkaqe të plotësimit të formularëve nuk kam denjuar të shkoj në vizitë në Hagë, është ‘arsyetim’ skajshmërisht i paarsyeshëm dhe i paqëndrueshëm, pavarësisht dallimeve që kanë mundur e mund t’i kenë.


    Ndërkaq për disa element të hardallosur, të quajtur analista e opinionista në Shqipëri, e jo vetëm, që kanë vjellur e vazhdojnë të vjellin vrerë kundër UÇK-së, as që ja vlen të bisedohet.

    Ata me këto qëndrime, vullnetarisht, kanë trokitur në derën e historisë, e cila patjetër se do t’ua përcaktoj vendin e vet, brenda historisë, deshën apo nuk deshën.

    P.S
    Me komente e moralizime të tipit: se kush e formoi, kush pranoi, kush e votoj etj. këtë gjykatë, do të doja të më kurseni.

    Artikuj të ngjashëm

    KUSH JANË DENONCUESIT E ÇLIRIMTARËVE TË KOSOVËS?

    Trishtimi nga intervista e Nasim Haradinajt

    BEDRI HALIMI – Veprimtar e intelektual shumëdimensional

    Të Fundit

    Avni Dehari ai ndali mikrofonin Blerta Deliut në Kuvend

    Haxhiu: Kuvendi konstituohet vetëm nga ata që e kanë përnjëmend dhe që bëjnë kompromise

    Lushtaku kritikon Kurtin që shkoi në Shkup: Së pari duhet me u kry punët e shtëpisë, ai s’i ka kry në Kosovë

    Nis seanca e Kuvendit, tentohet për herën e 40-të

    Basha: Kushtetuesja na tha zgjidhni cilën formë të votimit të doni

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.