Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Disa regjistrues protestuan përshkak të pagesës, ASK thotë se e kanë keqkuptuar pagën bruto dhe neto

    02/07/2024 11:44
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Regjistruesit e procesit të regjistrimit të popullsisë ditën e djeshme kanë protestuar si shenjë pakënaqësie për pagesat që kanë marrë rreth punës së tyre. Dhjetëra prej tyre ishin mbledhur për të kërkuar që pagesa e tyre të jetë në bazë të kontratës që ata kishin nënshkruar.

    Por, menaxheri i projektit të regjistrimit, Ylli Shala ka thënë se ASK-ja tashmë ka formuar një Komision i cili do të merret me ankesat për pagesat e tyre.

    Sipas tij, të gjitha ankesat nga regjistruesit e procesit të regjistrimit të popullsisë do të verifikohen nga sistemi përkatës, për të parë nëse është bërë ndonjë lëshim teknik.

    “Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka njoftuar të gjithë Regjistruesit e angazhuar gjatë Regjistrimit të Popullsisë (ReKos2024) se ka formuar një Komision që do të merret me shqyrtimin e të gjitha ankesave rreth pagesave për periudhën e angazhimit për punën në terren.

    “Meqenëse ASK-ja ka pranuar disa ankesa rreth mënyrës së pagesave, Komisioni do të merret me verifikimin nga sistemi për secilin regjistrues dhe pyetësorëve të aprovuar nga sistemi, në mënyrë që të vërtetohet ndonjë lëshim teknik që ka mund të ndodhë”, ka thënë Shala për Reporteri.net.

    Por, sipas Shalës ekziston një keqkuptim nga regjistruesit rreth mënyrës së kompenzimit nga paga bruto dhe neto.

    Poashtu menaxheri i këtij projekti thotë se keqkuptimi nga regjistruesit është edhe tek mënyra e përllogaritjes së pyetësorëve të plotësuar, ndërsa shton se nëse do gjejnë ndonjë lëshim teknik, mjetet do të kompensohen.

    “Në bazë të ankesave të pranuara deri më tani, shihet se ka një keqkuptim nga regjistruesit rreth mënyrës së kompensimit ndërmjet pagës bruto dhe neto, mënyrës së përllogaritjes së pyetësorëve të plotësuar, si dhe në disa raste për ato intervista që sistemi i ka klasifikuar si intervista jo të rregullta. Sidoqoftë, ASK-ja do të veprojë sipas të gjitha procedurave dhe në bazë kontratës. Nëse verifikohet ndonjë lëshim teknik eventual, kompensimi i mjeteve do të kryhet menjëherë”, tha Shala.

    Artikuj të ngjashëm

    Murati flet për rritje historike të pagës mesatare në sektorin privat

    Bie numri i përfituesve të ndihmave sociale

    Rritet numri përfitues i skemës së pensioneve për veteranët e luftës në muajin shkurt të 2025-tës 

    Të Fundit

    Erdogan urdhëron arrestime pas karikaturës “provokuese” të profetëve

    Qytetarët mbuluan zyrat e partisë së Vuçiqit me pleh, protestat vazhdojnë në gjithë Serbinë

    Studim me të dhëna shterruese që i shkërmoqin të gjitha dilemat për ngjarjet e vitit 1981

    Në këto vende do të ketë sot reduktime të energjisë elektrike

    Spanja dhe Anglia regjistruan qershorin më të nxehtë ndonjëherë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.