Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Stili/Jeta

    Disa nga gabimet që i bëjmë kur hamë pemë

    22/08/2023 18:11
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Frutat janë një zgjedhje e shkëlqyer për një dietë për humbje peshe për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrave, vlerës së ulët kalorike dhe sasisë së madhe të ujit.

    1. Frutat dhe kombinimi i tyre me ushqime të tjera

    Nëse hamë fruta bashkë me ushqime të tjera, mund të shkaktojë probleme serioze me tretjen. Fruktoza, një sheqer natyral i frutave, në ndërveprim me përbërësit e disa ushqimeve të tjera mund të shkaktojë një sekretim të madh të acidit. Një rrethanë tjetër e keqe është sasia e madhe e ushqimit të gëlltitur që kur është i patretur në lukth shkakton fryrje, gazra, ngërçe dhe shpesh diarre.

    Refluksi acidik gastroezofageal çon në urth, ndoshta edhe në disa komplikime më të mëdha. Kjo është veçanërisht e vërtetë për agrumet, por edhe për disa lloje të tjera, si bananet. Për këtë arsye rekomandohet të hahen frutat veçmas nga ushqimet e tjera.

    2. Çfarë ndodh kur hamë fruta në mbrëmje ose gjatë natës

    Shumë njerëz zgjedhin frutat për vaktin e fundit, duke menduar se nuk do ta rëndojnë shumë stomakun. Megjithatë, edhe në këtë rast, ne bëjmë disa gabime dhe ato kanë të bëjnë kryesisht me kohën e konsumimit. Gjegjësisht, frutat nuk duhet të hahen menjëherë para se të shkoni në shtrat, sepse edhe atëherë mund të çojë në dëmtim serioz të funksionit të tretjes, si dhe në prishje të ritmit cirkadian.

    Fajtori është sërish sheqeri, sepse ai ngre nivelin e energjisë në momentin e gabuar – kur trupi duhet të relaksohet plotësisht dhe të bjerë në gjumë. Ngrënia e frutave menjëherë para gjumit bart një rrezik të konsiderueshëm të shqetësimeve të gjumit, ngërçeve, diarresë dhe humbjes së mundshme të elektroliteve

    3. Frutat dhe uji

    Ekspertët e të ushqyerit thonë se frutat që përmbajnë një sasi të madhe uji janë jashtëzakonisht të dobishme dhe duhen ngrënë sidomos në verë, kur rreziku i dehidrimit është i lartë. Megjithatë, kur hamë fruta me përmbajtje të lartë uji (portokall, shalqi, pjepër, luleshtrydhe…), mund të ndryshojë ekuilibrin e pH në stomak. Në këtë rast, mukoza shpesh acarohet dhe urthi dhe diarreja janë vetëm disa nga problemet e mundshme, transmeton Telegrafi

    Gjithashtu, kur ndonjë ushqim mbetet i patretur në stomak për një kohë të gjatë dhe madje merret një sasi e vogël uji, mund të vijë deri te kalbja e përmbajtjes.

    Artikuj të ngjashëm

    Frutat që kanë më shumë sheqer së duhet

    Të Fundit

    Ekstradohet nga Dubai shqiptari në kërkim, i përfshirë në trafik ndërkombëtar droge

    Aktivizohen sirenat në Izrael, dyshohet për sulm nga Jemeni

    “Çka po do opozita?” – deputeti i VV-së publikon “skenarin” e dështimit të seancave të Kuvendit

    Presidenca daneze zotohet se do të punojë për të gjetur rrugë për integrimin e Kosovës me BE-në

    Duda Balje për bllokaden në Kuvend: Fajësia shkon me fuqi, më i fuqishmi është përgjegjësi

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.