Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Stili/Jeta

    Disa nga gabimet që bëni gjatë larjeve të rrobave

    08/08/2023 16:41
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Që rrobat të jenë të rregullta e të pastra nuk mjafton vetëm t’i fusni në lavatriçe. Gjatë procesit të larjes ndodh që mund të bëni gabime të ndryshme.

    Duke filluar që nga përzierja e rrobave, gradimi jo i duhur, etj. Më poshtë do të lexoni disa nga rregullat që duhet të keni parasysh gjatë larjes që i bëni rrobave në lavatriçe.

    1. Përzierja e materialeve të ndryshme

    Përveç ngjyrës së rrobave ka rëndësi edhe materiali i tyre. Copat që përmbajnë një lloj pushi apo leshi, duhen larë gjithmonë vaçantë. Gjithashtu, peshqirët nuk duhet të miksohen asnjëherë me materiale sintetike.

    2. Tejmbushja e lavatriçes mbi normën e lejuar

    Mendojmë që sa më shumë rroba të kemi për të larë aq më mirë është në mënyrë që të mbushim një lavatriçe për të larë. Por duhet të bëni kujdes pasi edhe ajo ka kufizimet e saj.

    Kur është e stërmbushur, uji dhe detergjenti nuk mund që të përzihen dhe të arrijnë tek të gjitha rrobat që ndodhen brenda saj si dhe prania e shumë rrobave bën që lavatriçja tua rrudhosë ato.

    3. Sasia jo e duhur e detergjentit

    Që të keni rezultatet më të mira, zbatojini me përpikmëri udhëzimet në etiketat e rrobave, si dhe udhëzimet në paketimin e detergjentit. Nëse rrobat janë shumë të pista, shtoni pak më shumë detergjent se sa sasia e rekomanduar. Gjithashtu nuk duhet edhe ta teproni me detergjentin. Sepse më pas bëhet shumë shkumë dhe mund të grumbullohen papastërti nëpër bluza.

    4. Mos përdorni të njëjtin program larjeje

    Nuk mundeni që të lani lloje të ndryshme të tekstilit dhe rrobave në program të njëjtë. Ndërroni programin dhe përshtateni atë me nevojat tuaja. Uji i ngrohtë dhe temperaturat e larta lajnë shumë lehtë njollat, kurse numri më i vogël i rrotullimeve i rrudhos më pak ato.

    5.Larja e njollave para

    Mos larja e njollave para futjes se rrobave ne lavatriçe është një gabim qe pjesa me e madhe e bën. Nëse ato nuk pastrohen qe ne fillim nuk do mund te hiqen lehtësisht gjate larjes ne lavatriçe pasi ndotja do ketë depërtuar ne thellësi.

    Artikuj të ngjashëm

    “Pastrimi” akuzon Komunën e Prishtinës për ndryshim të shërbimeve me kontratën e re

    Punëtorët e “Pastrimit” protestojnë të hënën para Komunës së Prishtinës

    “Pastrimi” çon borxhlinjtë te përmbaruesi

    Të Fundit

    Haziri: Për agjenda të fshehura e veprime të njëanshme, nuk votohet as për Kuvend e as për Qeveri

    Seanca e radhës në rastin e Liridona Ademajt mbahet më 4 qershor

    KFOR në Pejë ndan medalje për ushtarët nga Italia, Kroacia dhe Maqedonia e Veriut

    Ndahet çifti i njohur i estradës? Tregon vetë Klea Huta

    Përplasje të dhunshme mes tifozëve të PSG-së dhe Interit në Mynih pak para finales – VIDEO

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.