Lagjja “Kodra e Trimave”, lagjja e “Muhaxhirëve”, “Dodona”, “Taslixhja”, “Aktashi”, “Bregu i Diellit” dhe zonat e Matit do të përballen me çrregullime në sistemin e furnizimit me ujë gjatë të premtes.
KRU “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të reshjeve të dendura atmosferike në afërsi dhe rreth liqenit të Ujmanit, ka ngritje të turbullirës së ujit në kanalin e Ibër Lepencit.