Sot diplomon gjenerata e 45-të e kadetëve korrektues.
Në ceremoninë e mbajtur nga Shërbimi Korrektues i Kosovës në nder të këtij diplomimi, kryeministri Albin Kurti tha se me 111 kadetët e rinj, po forcohet sistemi korrektues.
Kadetët e rinj, Kurti i quan edhe garantues të drejtësisë dhe rregullit.
“Sot është një ditë e veçantë për Shërbimin Korrektues të Kosovës, dhe për sigurinë e vendit tonë. Me diplomimin e gjeneratës së 45-të të zyrtarëve korrektues, ne forcojmë edhe më shumë sistemin tonë korrektues, dhe i shtojmë radhët me profesionalistë të përgatitur. Ata e ato, do të jenë garantues të drejtësisë dhe rregullit në institucionet tona korrektuese”, tha ai.
“Diplomimi i 111 kadetëve sot, nuk është thjesht një ceremoni, por një dëshmi e angazhimit për një sistem korrektues të fuqishëm, të sigurt dhe të drejtë”.