Sekretarja shtetërore në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Europiane të Sllovenisë, Neva Grašič, ka shtruar një darkë për emisarë e përfaqësues që janë të ngarkuar me Ballkanin Perëndimor.
Mes tyre ishte edhe emisari për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, përfaqësuesi i Lartë në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt, si dhe përfaqësues të Sllovenisë, Austrisë, Norvegjisë, Britanisë së Madhe e Francës.
Grasic tha se ishte e privilegjuar që organzoi këtë darkë, ndërsa tha se “diskutimet vjetore” për Ballkanin Perëndimor i mbajti në zemër të Forumit të Bledit.