Diplomati i njohur gjerman, Wolfgang Ischinger, e ka paralajmëruar Rusinë se NATO-ja tani është e lirë që të vendosë numër të pakufizuar trupash dhe armë bërthamore në vendet anëtare të aleancës.
“A kanë kuptuar të gjithë në Moskë se Putini sapo e ka vrarë Aktin Themelues NATO – Rusi? Që NATO-ja tani do të ishte e lirë që të pozicionojë numër të pakufizuar trupash në të gjitha vendet e reja anëtare të NATO-s nga viti 1997, përfshirë edhe armët bërthamore?”, shkroi Ischinger-i në llogarinë e tij në Twitter.
Vendet anëtare të NATO-s që kanë armë bërthamore janë Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Britania e Madhe.
Shtetet e Bashkuara besohet se kanë të pozicionuara armë bërthamore në pesë shtete të tjera evropiane: Belgjikë, Gjermani, Holandë, Itali dhe Turqi.
Has everybody in Moscow understood that Putin has just killed the Nato Russia Founding Act? That Nato would now be free to deploy unlimited troops in all new Nato members since 1997, including even nuclear weapons?
— Wolfgang Ischinger (@ischinger) February 24, 2022