Nutricionistja Diola Dosti ka bërë një rrëfim shumë interesant së fundmi në Big Brother VIP Albania.
Gjatë një bisede me Dea Mishelin, ajo ka treguar se dikur kishte rënë në dashuri me një 77-vjeçar.
Ajo tha se tërheqja nuk ishte fizike, pasi nuk dashurohet dot me fizikun e njerëzve, por me mendjen e tyre.
“O Dea, nuk e di se unë këtë problem kam dhe me meshkujt. Nuk dashurohem dot me fizikun. E kam shumë të rëndësishme mendjen. Dhe ai ishte aq i zgjuar”, tha ajo.