Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Dinosha për situatën në veri: Kosova të koordinojë veprimet me aleatët perëndimorë

    07/08/2022 15:04
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Ish-ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha, duke komentuar situatën e së dielës së kaluar në veri të vendit, deklaroi se Kosova duhet të koordinojë të gjitha veprimet e saj me aleatët perëndimorë, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi kështu do të pamundësonte që forcat serbo-ruse të krijojnë trazira në veri të vendit.

    Në një intervistë për The Geopost, koordinimi me aleatët do të ishte garanci që situata nuk do të dalë jashtë kontrollit.

    “Unë natyrisht nuk i jap vetes të drejtë , nuk mund t’i jap vetes të drejtë t’i mësoj vendimmarrësit në Kosovë se si të sillen karshi situatave të tilla, por jam i bindur se koordinimi i mirë i hapave me miqtë perëndimorë, sidomos me amerikanët në këtë rast, koordinimi i hapave të qeverisë me ta do të krijonte situatë e cila nuk do të dilte kontrollit. Po nuk ekzistoi ky koordinim, kihet frikë se forcat serbe e pro ruse mund të tentojnë të krijojnë tollovi në veri”, deklaroi Dinosha.

    Ish-ambasadori këshilloi Qeverinë e Kosovës që të mos nxitohet për disa ccështje që nuk janë vitale për interesat shtetërore.

    “Nuk besoj se do të kenë shanse të hapin ndonjë pikë konflikti të re, për arsye se situata në Ukrainë nuk i mundësin elementit ruso-serb të prekë edhe gjetiu, pra në këtë rast në Ballkanin Perëndimor, konkretisht në Kosovë. Si njeri i cili përcjelli ngjarjet në Kosovë, natyrisht, do të doja që Kosova mos të ngutej me disa projekte që nuk janë vitale për interesat e saj shtetërore, karshi situatave konkrete që i ka, siç është tash situata me vendosjen e masave të reciprocitetit, sidomos jo pa garancinë e qartë të miqve ndërkombëtar se kjo rrugë duhet të vazhdohet dhe se kjo rrugë s’do të ketë pasoja për demokracinë në Kosovë”, vijoi Dinosha.

    Në këtë intervistë Dinosha ka folur për ndikimin rus në Ballkan, me theks të veçantë në Mal të Zi.

    Po ashtu, edhe për ngjarjet e fundit politike në Malin e Zi, përfshirë Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.

    Të Fundit

    Arabia Saudite ndalon mbi 269 myslimanë “pa leje për haxh” që të hyjnë në Mekë

    Nëna e Ledrit flet për herë të parë për ndarjen e tij nga Sara

    Rafuna: Asnjë fabrikë të dielën nuk punon, çmimi i energjisë arrin në 64.3 euro për megavat

    Këta janë çifti që u aksidentuan sot në rrugën Drenas-Skenderaj, 24-vjeçarja vdiq në QKUK

    E dhimbshme: Kjo është 24-vjeçarja e cila vdiq pas vetaksidentit në Drenas, i fejuari i saj në gjendje të rëndë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.