BallinaLajmeUncategorized

Dimal Basha, kryetari më i ri i Kuvendit të Kosovës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës me 73 vota, shkruan Demos.

Ai ka marrë edhe votat e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Nga AAK ai nuk ka marrë votën e deputetes Time Kadriaj.

Dimal Basha u propozua edhe në seancën e kaluar, por nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme.

Zgjedhja e Dimal Bashës shënon zhbllokimin e ngërçit politik e krizës institucionale.

Tash e sa muaj pas përfundimit të zgjedhjeve të 9 shkurtit partitë nuk gjenin konsensus për konstituimin e Kuvendit.

Back to top button