Autoritetet gjermane janë përballur me pyetje të shumta në lidhje me sigurinë dhe informacionin që ata mund të kishin mbi të dyshuarin, i cili akuzohet për përdorimin e një rrugice emergjente për të hyrë në një treg Krishtlindjesh në Magdeburg, duke shkaktuar vdekjen e pesë personave dhe plagosjen e më shumë se 200 të tjerëve.
Gjatë një vizite të shtunën, politikanët janë përballur me thirrje dhe reagime të ashpra nga qytetarët, disa prej të cilëve dukeshin të indinjuar për atë që është cilësuar si një dështim të sigurisë.
Pavarësisht këtyre reagimeve, autoritetet gjermane kanë mbrojtur planin e sigurisë dhe organizimin e tregut të Krishtlindjeve.
Përveç kësaj, autoritetet janë përballur me pyetje të tjera pasi raportohet se ata ishin paralajmëruar për rrezikun që mund të paraqiste i dyshuari, me policinë që ka njoftuar se ka vlerësuar mundësinë që ai të ishte një kërcënim për sigurinë një vit më parë.
I dyshuari është vendosur në paraburgim për akuzat për vrasje, tentativë vrasje dhe dëmtime të rrezikshme trupore, raporton BBC.
Ai është, është një mjek nga Arabia Saudite i quajtur Taleb al-Abdulmohsen, mbërriti në Gjermani në vitin 2006 dhe në vitin 2016 u njoh si refugjat. Si ateist, ai drejtonte një faqe interneti ku postimet e tij ishin plot me ndjenja anti-islamike dhe teori konspirative.
Në vitet e kaluara, qendrat e qyteteve gjermane janë mbushur me blerës dhe vizitorë që shijojnë verën e ngrohtë të Krishtlindjeve, por këtë vit atmosfera është ndryshe.
Tregjet e Krishtlindjeve janë mbyllur me shirita të mëdhenj dhe janë rrethuar nga furgonë policie, ndërsa oficerë të armatosur patrullojnë dyqanet dhe qendrat tregtare përreth.
Në Magdeburg ka një ndjesi trishtimi, konfuzioni dhe zemërimi, ndërsa qytetarët pyesin se si mund të kishte ndodhur një ngjarje kaq tragjike.
Ronni Krug, një zyrtar i qytetit, tha në një konferencë shtypi se plani i sigurisë ishte miratuar nga të gjitha agjencitë relevante dhe se ishte menduar për të ofruar një mundësi shpëtimi në rast emergjencash të zakonshme, duke përfshirë edhe ndihmën e shpejtë për pastrimin e zonës.
Ai theksoi gjithashtu se kjo mund të ishte një situatë që nuk mund të parandaloheshin.
Në vitin 2016, një sulm i ngjashëm ndodhi në Berlin, kur një person i armatosur drejtoi një kamion në mesin e turmës së vizitorëve në një treg Krishtlindjesh, duke shkaktuar vdekjen e 12 personave.
Ky sulm ka shtyrë Gjermaninë të marrë masa të rrepta sigurie në tregjet e Krishtlindjeve, duke vendosur pengesa betoni rrethues, siç është rasti edhe në Magdeburg, por gjithashtu ka lënë hapësira për kalimin e automjeteve të shërbimit urgjent.
Në fund, mbeten ende pyetje të hapura se si një sistem i sigurisë ka mundur të dështojë për të parandaluar një tragjedi të tillë dhe çfarë mund të bëhet për të shmangur ngjarje të ngjashme në të ardhmen