Është përfshirë nga zjarri njl depo mëngjesin e djeshëm.
Incidenti ka ndodhur në Gjilan.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, depoja e një kompanie private u përfshi nga zjarri që u shpërnda më pas edhe në dy lokale të tjera.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa ekipi zjarrfikës ka shuar zjarrin”, thuhet në njoftim të policisë.
Nga zjarri nuk pati të lënduar, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale.
“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti vazhdon nën hetime”, thuhet në njoftim të policisë.Rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”