Dy vetura janë përfshirë nga zjarri në lagjen Larishtë të Prishtinës.
Në pamje shihet se në vend të ngjarjes kanë dalë njësitet e zjarrfikësve, duke u munduar që ta shuajnë zjarrin.
Deri më tani nuk dihen shkaqet e zjarrit.
GazetaDemos ka kontaktuar me policinë dhe është në pritje të një përgjigje zyrtare.