Lajme
Digjen dy lokale në Kaçanik, policia jep detaje
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se si pasojë e flakëve, janë djegur dy lokale në magjistralen Kaçanik-Ferizaj pasditen e së dielës.
Në raportin ditor të së hënës, polica njofton se një zjarr ka shpërthyer në rrethana të panjohura.
“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM- Fsh. Rakaj, Kaçanik / 03.08.2025 – 18:50. Raportohet se si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në rrethana të panjohura janë djegur dy lokale pronë e ankuesit kosovar. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e Policisë.
Policia s’e ka sqaruar nëse bëhet fjalë për të njëjtin rast për të cilin u raportua dje, ku u tha se 20 mijë euro janë të vlerësuara si dëme materiale.