Mariano Diaz do të largohet në fund të sezonit nga Real Madridi.
Për sulmuesin anësor është e interesuar skuadra nga Turqia, Fenerbahce.
Sipas asaj që raporton Fotomac, ekipi turk do të paguajë rreth gjashtë milionë për lojtarin.
Diaz u transferua në “Santiago Bernabeu” nga Lyoni, por nuk bindi asnjëherë me performancat e tij te klubi mbretëror.
Gjatë këtij sezoni ai ka luajtur në 8 ndeshje në La liga, ku ka asistuar vetëm një herë.