Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Ukë Blakaj ka dalë me njoftim rreth procesit të votimit të diasporës ditën e shtunën, raporton GazetaDemos.
Blakaj tha se votimi do të bëhet nga ora 07:00 deri në 19:00, teksa shtoi se është shumë e rëndësishme që të merrni me vete kartën e identitetit dhe certifikatën që keni marrë nga KQZ.
Më poshtë janë adresat e konsullatave ku mund të votoni:
Berlin – Koenigsallee 20A/20B, 14193 Berlin
Düsseldorf – Bilker Straße 29, 40213 Düsseldorf
Frankfurt am Main – Falkensteiner Straße 77, 60322 Frankfurt am Main
Hamburg – Rothenbaumchaussee 133, 20149 Hamburg
München – Albert-Schweitzer-Straße 62, 81735 München
Stuttgart – Johannesstraße 47b, 70176 Stuttgart