Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Dialogu Kosovë-Serbi, krejt çka tha Sorensen pas takimeve që pati në Kosovë

    07/08/2025 08:37
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    “Alive and kicking (shëndosh dhe në këmbë të veta)”, ishin fjalët që emisari danez i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, i tha për gazetarët kur u pyet dje për procesin, pasi u takua me deputetin Albin Kurti, i cili po vazhdon ta mbajë pozitën e kryeministrit.

    Më shumë hollësi nuk ndau dhe udhë mori për takim edhe me liderë të partive të tjera politike.

    Në fund të ditës së djeshme Sorensen i bëri një përmbledhje në “X” të krejt takimeve të tij dhe përkufizoi porosinë që e la në serinë e takimeve të tij: se Marrëveshja e Ohrit është e gjallë dhe se zbatimi i saj “tash, më urgjent se kurrë”.

    “Vizitë produktive sot në Kosovë. Në të gjitha takimet që pata, theksova nevojën urgjente për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, tash më shunë se kurrë. Rruga për integrimin në Bashkimin Evropian shkon përmes përparimin kuptimplotë në dialog. Koha për të shkuar para”, shkroi Sorensen.

    Deputeti Albin Kurti në anën tjetër u lajmërua përmes një komunikate për shtyp të lëshuar në ZKM ku kërkoi “zbatim të plotë” të Marrëveshjes Bazike – sërish duke mos i përfshirë tre kushtet e supozuara të tij pa të cilat s’do të kishte dialog, e që supozohet të jenë: dorëzimi apo ekstradimi i Radoiçiqit, tërheqja e një letre të Ana Brnabiq në dhjetor të 2023’ës në Bruksel si dhe nënshkrimi bilateral i Marrëveshjes së Ohrit.

    Kurti tash shkroi: “Në takim u diskutua për zhvillimet në vend, për gjendjen e komuniteteve joshumicë, në veçanti të komunitetit joshumicë serb, dhe për rrugën drejt zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit”.

    “Në anën tjetër, kryeministri ngriti shqetësimin e tij me emisarin Sørensen në lidhje me deklaratat e vazhdueshme kërcënuese të krerëve të Serbisë ndaj Kosovës dhe arrestimet arbitrate të qytetarëve të Republikës së Kosovës gjatë udhëtimit tranzit përmes Serbisë nga autoritetet serbe, ndaj të cilëve kërkoi reagim të zëshëm dhe dënues nga komuniteti ndërkombëtar”, u tha mes tjera në komunikatë.

    Në anën tjetër Serbia ka pasur akuza – e deri në fyerje – ndaj Bashkimit Evropian si ndërmjetësues dhe garantues i procesit të normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi, ku nga Ministri i Brendshëm, Ivica Daçiq e deri te Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i kanë akuzuar për “mashtrim” rreth Marrëveshjes së Brukselit.

    Artikuj të ngjashëm

    Tërmet i fortë në Rusi, dridhjet ndihen edhe në Japoni

    AKB: Në 6 muaj bllokim të vendit, rreth 300 milionë euro humbje për Kosovën

    Musliu për reagimin e ministrisë serbe për rastin e Popoviq: Piskamë e pafuqisë së Serbisë për të ndërhyrë në Kosovë

    Të Fundit

    Tërmet i fortë në Rusi, dridhjet ndihen edhe në Japoni

    AKB: Në 6 muaj bllokim të vendit, rreth 300 milionë euro humbje për Kosovën

    Musliu për reagimin e ministrisë serbe për rastin e Popoviq: Piskamë e pafuqisë së Serbisë për të ndërhyrë në Kosovë

    Të shtëna në “Times Square”, plagosen 3 persona, i arrestuar një 17 vjeçar

    Tahiri pas aktgjykimit të Kushetueses: Tashmë ngërçi mund të jetë vetëm politik

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.