Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se procesi i dialogut Kosovës-Serbi gjatë kësaj qeverie ka pasur shumë probleme për shkak të shkëputjes së temave.
”Problemet që i ka sjell kjo qeveri në dialog është shkëputja që nuk janë marrë me një temë, këtë tren të humbur duhet me ja faturu kësaj qeverie”, tha Krasniqi ne rtv21.
Sipas Krasniqit, marrëveshja dhe procesi i dialogut me Serbinë, me Bedri Hamzën kryeminsitër do të ketë një qasje të re.
”Nje qasje e re me dialogun me një mirëkuptim me një spjegim me një bindje që e kemi pernime se dëshirojmë të kryejme punë”, tha Krasniqi, teka ka shtuar se gjithçka do bëhet në bashkëpunim me ndërkombëtarët pasi siç tha i ”SHBA-të dhe BE-ja na njohin neve”.
Krasniqi tutje ka shtuse se ka apetit nga ndërkombëtarët për me i dhanë fund dialogut.