GAZETADEMOS raportoi më herët për një rast të rëndë në Rahovec, ku dyshohet se është dhunuar seksualisht një 14 vjeçare.
Të njejtat burime i thanë “Demosit” se e mitura është marrë me dhunë nga një veturë “Golf 4”, dhe është dërguar në një vilë në Rugovë dhe pas aktit të rëndë atë e kanë lënë në rrugë.
Më tej mësohet se gjendja e të miturës është e rëndë dhe po merr trajtimin përkatës.
Lidhur me rastin GazetaDemos ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe deri në publikimin e lajmit nuk ka marrë ndonjë përgjigjje.
Demos do iu mbaj të informuar për rastin.