Në kuadër të protestave masive të studentëve në Serbi, ndërtesa e Radio Televizionit të Serbisë (RTS) në qendër të Beogradit është bllokuar.
Protestuesit njoftuan se bllokada e ndërtesës së RTS do të zgjasë 22 orë.
Kjo bllokadë nisi që nga mbrëmë, teksa për dallim nga njoftimet e institucioneve atje të cilat thonë se nuk u përdor dhunë ndaj protestuesve, këta të fundit po e dëshmojnë të kundërtën me pamjet e publikuara në rrjete sociale.
Së fundmi, është bërë publike një video ku dëshmohet kjo dhunë.
Aty shihet se gjatë një momenti kur një person bie në turmën e policëve, ai goditet me grusht në fytyrë, duke rënë në sekonda në tokë.
@bashibozlook Ko je udario policajca ispred zgrade RTS #studenti #blokada #protesti #studentiublokadi #RTS #policija #žandarmerija #beograd #srbija #balkan #exyu #jugoslavija ♬ original sound – bashibozlook