Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Dhunimi i 13-vjeçares, RrGK kërkon hetim serioz: Dhunuesit të marrin dënimin e merituar

    12/03/2024 16:18
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Rrjeti i Grave të Kosovës ka kërkuar reagim institucional dhe shoqëror lidhur me rastin e 13 vjeçares që dyshohet se u dhunua nga dy persona.

    “Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) kërkon reagim institucional dhe reagim shoqëror lidhur me rastin e 13 vjeçares nga Peja e cila u raportua e zhdukur, e për të cilën dyshohet se u abuzua seksualisht nga dy persona të moshës madhore.”

    RrGK ka kërkuar nga institucionet që të bëhet hetim serioz.

    “Gjithnjë duke pasur për bazë raportimet nga mediat, të dy të dyshuarit tashmë janë vënë në pranga nga policia. RrGK kërkon nga institucionet, posaçërisht nga Prokuroria e Pejës që të bëhet një hetim serioz i veprës dhe të përpilohet aktakuza në mënyrë që dhunuesit të marrin dënimin e merituar.”

    Rrjeti i Grave thotë se përdhunimi i vajzave dhe grave mbetet një ndër brengat kryesore.

    “Përdhunimi i vajzave dhe grave në shoqërinë tonë mbetet ndër brengat kryesore, për të cilën duhet të ngrisim zërin të gjithë ne, vazhdimisht dhe pa asnjë kompromis. Kurse, reagimi i duhur institucional ndaj këtyre rasteve ndikon në luftimin e tyre dhe krijimin e një shoqërie ku vajzat dhe gratë gëzojnë një jetë të barabartë dhe pa dhunë me bazë gjinore.”

    “RrGK do të monitorojë reagimin instituconal ndaj këtij rasti dhe ndaj të gjitha rasteve të dhunës me bazë gjinore. RrGK mbetet e hapur ndaj bashkëpunimit dhe ndihmës për viktimat e dhunës me bazë gjinore përmes këshillimit ligjor falas dhe referimit tek institucionet relevante. Nëse keni nevojë për ndihmë juridike falas për rastet e dhunës me bazë gjinore, apo njihni dikë që ka nevojë, na kontaktoni në numrin: 048 105 800.”

    Artikuj të ngjashëm

    Para për lindjen e fëmijve, tri organizata kundërshtojnë partitë: Jo paga për riprodhim

    RrGK i shkruan Konjufcës, kërkon zgjidhje për grevistet e Kuvendit

    RrGK: Po vriten vetëm pse janë gra

    Të Fundit

    Hykmete Bajrami shihet me një dokument para fillimit të seancës, ua tregon deputetëve të PDK-së

    Limaj kundër zgjedhjeve të reja: Çka o kjo po dojna me shku në zgjedhje?

    Haradinaj paralajmëron se do ta çojnë VV-në në Gjykatë Kushtetuese: Jemi në konsultime me PDK e LDK

    A do t’i shkonin Osmanit në një takim me të gjitha partitë, kështu përgjigjet Peci

    “Produkti vendor do të goditet rëndë”, OEK i drejtohet me letër ZRRE-së për rrymën: Pezullojeni vendimin 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.