Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Dhomat e Specializuara shprehin keqardhje për anulimin e konferencës së Trendafilovës

    13/05/2025 17:43
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë shprehur keqardhje për anulimin, sipas tyre, të detyruar të konferencës për shtyp të planifikuar sot me gazetarë të kryetares Ekaterina Trendafilova.

    Në reagim thuhet se pasi gjykimet mbahen jashtë Kosovës, Dhomat e Specializuara dhe kryetarja Trendafilova kanë synim të mbajnë vazhdimisht të informuar publikun në Kosovë në lidhje me proceset gjyqësore në Hagë për informacion të përditësuar, objektiv dhe transparent.

    “Ky ishte qëllimi i vizitës së Kryetare Trendafilovës në Kosovë këtë javë dhe gjithashtu i takimeve me gazetarët në Kosovë si takimi që ishte planifikuar sot, ku mediat mund të bëjnë pyetje dhe dëgjojnë përgjigje nga gjykata”.

    “Nuk ishte e mundur që veprimtaria të mbahej sot për shkak të protestave të veteranëve dhe të tjerëve ku u hodhën bomba tymuese që u bënë për të penguar mbajtjen e takimit. Duke njohur të drejtën demokratike për protestë paqësore, DHSK-ja shpreh keqardhjen që në situatën e sotme gazetarët u penguan që t’i bënin pyetje vetë Kryetares së Gjykatës”, thuhet në reagim, transmeton Klankosova.tv.

    Tutje, Dhomat e Specializuara thanë se mbeten të angazhuara për informimin në mënyrë transparente të publikut dhe gazetarëve në Kosovë në lidhje me ecurinë e proceseve gjyqësore në Hagë.

    Konferenca e kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, u anulua sot pas reagimit të veteranëve të UÇK-së.

    Artikuj të ngjashëm

    “Ushqim i konservuar dhe padrejtësi” – Kajtazi flet për kushtet e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

    Cilat prova të dëshmitarëve u pranuan në Hagë?

    Deri më 2 qershor mocionet për rrëzimin e aktakuzës, Prokuroria 30 ditë për përgjigje: Çka po ndodh me gjykimin në Hagë?

    Të Fundit

    I kthehet pronarit vetura që iu vodh në Prizren, Policia jep detaje

    Enriques i vdiq vajza para 6 vitesh, sonte pas triumfit e mbajti bluzën me dedikim për të

    Takimi i parë ballë për ballë, Merzi i shkon për vizitë të enjten Trumpit

    Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti mes veturës e motoçikletës në Prizren – Policia jep detaje

    PSG shpallet futues i Ligës së Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.