Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot pasdite në fshatin Jagodë të Klinës, ku një tren ka goditur një veturë, duke lënë pas një viktimë dhe dy persona të lënduar, shkruan GazetaDemos.
Medit lokale në Klinë raportojnë se personi që ka ndërruar jetë është N.Palushaj nga fshati Kryshevë i kësaj komune.
Rastin për aksidentin tragjik e konfirmoi për GazetënDemos, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:25. Në vendin e ngjarjes kanë dalur ekipet emergjente dhe zjarrfikësit. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes. Dy të lënduarit janë dërguar për trajtim në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë”, tha ai.
Gashi deklaroi se lidhur me rastin po zhvillohen hetimet, dhe detajet e tjera do të bëhen të ditura me kohë.