Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë

    10/01/2025 16:03
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një 36 vjeçar nga Podujeva ka vdekur në Qendrën e Mjekësisë Familjare. Ai kishte shkuar për kontroll mjekësore dhe derisa ishte duke marrë infuzion gjendja u përkeqësua. Drejtori i QKMF-së ka folur për rastin derisa trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion

    Familja Ahmeti nga fshati Peran hapën dyert për pamën e djalit të tyre 36 vjeçar, Fatlum Ahmeti, i cili vdiq të enjten, pasi kishte shkuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare për vizitë mjekësore.

    Drejtori i QKMF-së në Podujevë, Bajram Bajgora dha detaje për televizionin se si ka ndodhur rasti.

    “Pacienti në fjalë tashmë i ndjerë ka kërkuar ndihmë mjekësore në shërbimin e mjekësisë familjare. Është kontrolluar nga një specialiste familjare e cila ka caktuar marrjen e terapisë infuzive, një infuzioni. Pacientit i është vendos infuzioni, nga informacionet që kam  nga stafi, që është marrë me rastin,  thuhet se dikun pas një gjysmë ore, ka ndodhur një përkeqësim drastik i shëndetit  dhe i njëjti është fut në dhomën e reagimit, ka qenë një doktoreshë e cila ka kërkuar ndihmë në QKMF dhe nga Emergjenca”, ka deklaruar ai.

    Mirëpo Bajgora nuk dha informacione se si ishte gjendja e 36 vjeçarit kur u pranua në QKMF, për të cilin u raportua se kishte shkuar për grip sezonal.

    ‘Sa i përket gjendjes se pacientit qysh është pranuar është deklaruar doktoresha në fjalë,  në polici që e kanë kërkuar, ajo është fazë që ne nuk mundem të jepim të dhëna derisa nuk kemi ndonjë vendim të autopsisë dhe vendimin tutje të  Prokurorit se si e cilëson rastin”, ka deklaruar Bajgora për Tëvë1.

    Për rastin ka folur edhe drejtoresha e shëndetësisë në Komunën e Podujevës, Adelina Stublla.

    “Rasti ka ndodhur dje ku pacienti ka kërkuar ndihmë mjekësore në mjekësi familjare ku është kontrolluar nga mjeku specialist familjar e e cila ka caktuar marrje të terapisë infuzive ku gjatë marrjes së infuzionit ka ndodhë përkeqësim i gjendjes së pacientit ku i njëjti është reanimuar nga stafi shëndetësor (mes tyre edhe dy specialiste të mjekësisë familjare) në dhomën e reanimimit pastaj kanë vazhduar dy ekipe të urgjencës ku vet shefi i urgjencës specialist për emergjencë e ka marr rastin në dorë të cilët kanë kryer veprimet protokollare, por pa sukses rikthimi në jetë”, tha ajo.

    Policia ka deklaruar se trupi i viktimës është dërguar për obduksion.

    ‘Lidhur me rastin e lartcekur ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar dhe më pas me urdhër të prokurorit kompetent trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, ka shkruar policia në raportin 24-orësh.

    Familjaret nuk kanë pranuar të flasin për këtë rast deri sa të publikohet obduksioni.

    Artikuj të ngjashëm

    Një person pa shenja jete dërgohet në Emergjencë në Skenderaj, rasti duke u hetuar

    Nesër përurohet Qendra e Re e Mjekësisë Familjare në Mamushë, marrin pjesë Kurti e Vitia

    Një foshnje dërgohet pa shenja jete në QKMF-në e Istogut

    Të Fundit

    Kadrijaj: Votimi i hapur është kërkesë e Kushtetueses, por LVV s’po reflekton

    “Ka me shku me i grahë vetë bagerit”, si nisi përplasja me Sami Lushtakun, flet Ramiz Lladrovci

    KEDS del me njoftim: Këto janë vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

    Kush janë të akuzuarit për sulmin në Banjskë që u panë pranë Presidencës së Serbisë?

    Moore: Serbia s’guxon të ndërmarrë veprime ushtarake – është e vetëdijshme për rolin e NATO-s në Kosovë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.