Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Detaje rreth sulmeve të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe kundër Houthi-ve të mbështetur nga Irani në Jemen

    12/01/2024 09:04
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ushtria e SHBA-së dhe e Mbretërisë së Bashkuar nisën sulme kundër objektivave të shumta në zonat e kontrolluara nga Houthi të Jemenit.

    Presidenti amerikan, Joe Biden tha se ai urdhëroi sulmet “në përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj sulmeve të paprecedentë të Houthi kundër anijeve detare ndërkombëtare në Detin e Kuq”.

    “Sot, në drejtimin tim, forcat ushtarake të SHBA-së – së bashku me Mbretërinë e Bashkuar dhe me mbështetjen e Australisë, Bahreinit, Kanadasë dhe Holandës – kryen me sukses sulme kundër një numri objektivash në Jemen të përdorura nga rebelët Houthi për të rrezikuar lirinë e lundrimit në një nga rrugët ujore më vitale në botë”, citohet të ketë thënë presidenti amerikan në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.

    Më poshtë lexoni rreth të gjitha zhvillimeve rreth sulmeve amerikane dhe britanike mbi Houthi-t në Jemen:

    Vjen reagimi i kryeministrit britanik Rishi Sunak pas sulmeve ndaj caqeve të Houth-it në Jemen

    Forcat britanike dhe amerikane kanë nisur një sulm ndaj objektivave të Houth-it në Jemen pasi grupi i mbështetur nga Irani kundërshtoi një paralajmërim për shënjestrimin e anijeve në Detin e Kuq.

    Agjencia jemenase e shtypit, SABA, raportoi se sulmet ndodhën në kryeqytetin Sana’a dhe në zonat e Sa’dah, Hodeidah, Taiz dhe Dhamar, transmeton Telegrafi.

    Në një deklaratë të lëshuar menjëherë pas sulmeve, Presidenti amerikan Joe Biden tha: “Këto sulme të synuara janë një mesazh i qartë se Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë nuk do të tolerojnë sulme ndaj personelit tonë ose nuk do të lejojnë aktorët armiqësorë të rrezikojnë lirinë e lundrimit në një nga rrugët tregtare më kritike në botë”.

    Për këtë ka reaguar edhe kryeministri britanik Rishi Sunak i cili gjithashtu potencoi se sulmet e Houthit nuk mund të lejohen.

    “Mbretëria e Bashkuar gjithmonë do të mbrojë lirinë e lundrimit dhe rrjedhën e lirë të tregtisë. Prandaj ne kemi ndërmarrë veprime të kufizuara, të nevojshme dhe proporcionale në vetëmbrojtje”, deklaroi Sunak.

    Sulmet amerikane dhe britanike ndaj Houthi – vjen reagimi i Iranit, Rusisë, Hezbollahut dhe Arabisë Saudite

    Rusia ka kërkuar një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të diskutuar sulmet amerikane dhe britanike mbi Houthit në Jemen.

    Ndërkohë kanë ardhur reagimet e Iranit, Arabisë Saudite dhe Hezbollahut.

    Gjenerali Houthi pretendon se ‘beteja e madhe ka shpërthyer’ në Detin e Kuq

    Një gjeneral Houthi ka pohuar pa dhënë prova se luftanijet amerikane dhe britanike janë goditur në Detin e Kuq.

    Gjeneralmajor Abdul Salam Jahaf tha se një “betejë e madhe ka shpërthyer” në ujëra në orët e para të mëngjesit të sotëm, shkruan Sky News.

    Ku janë kryer sulmet?

    Sipas anëtarëve të ndryshëm Houthi dhe burimeve të tjera të dëshmitarëve okularë, sulmet janë zhvilluar nëpër qytete në Jemen.

    Sana’a, Hodeidah, Taiz, Dhamar dhe rrethi Sa’dah janë goditur të gjitha, sipas këtyre burimeve – dhe janë theksuar në këtë hartë.

    Kujtojmë se grupi Houthi nuk kontrollon të gjithë Jemenin – me shumicën e bazës së tij të fuqisë të përqendruar në perëndim të vendit – siç tregon kjo hartë.

    Four @RoyalAirForce Typhoons have conducted precision strikes on two Houthi military targets alongside US forces.

    The threat to innocent lives and global trade has become so great that this action was not only necessary, it was our duty to protect vessels & freedom of navigation pic.twitter.com/tbN7ncJYpF

    — Rt Hon Grant Shapps MP (@grantshapps) January 12, 2024

    Artikuj të ngjashëm

    4,5 trilionë dollarë, Dhoma e Përfaqësuesve miraton ‘Projektligjin e Madh dhe të Bukur’ të Trump

    Putini – Trumpit: Nuk tërhiqem nga qëllimet në Ukrainë

    Trump përuron burgun e rrethuar nga aligatorët: Për të shpëtuar vraponi zigzag

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.