Në fshatin Poroçan të Gramshit të shtunën ka ndodhur një shembje masive e dheut në afërsi të një hidrocentrali në ndërtim.
Dy punëtorë, Abas Basha dhe Egzon Lleshi janë zënë nga dheu në momentin e shembjes së kanalit dhe kanë humbur jetën. Shërbimet e emergjencës dhe zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për nxjerrjen e tyre.
Sipas Euroneësalbania, kanali ku kanë qenë duke bërë punime ka pësuar çarje duke bërë rrëshqitje masive të dheut. Mjetet e kanë të vështirë të ngjiten në vendngjarje ndaj ka qenë e vështirë dhënia e ndihmës së parë. Sapo ekipi mjekësor mbërriti në vendngjarje i konfirmoi të dyja viktimat.
Ka dhe persona të tjerë që kanë mbetur të plagosur, pasi ka pasur edhe persona të tjerë që kanë qenë duke punuar.