Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Detaje nga letra që Trump u dërgoi udhëheqësit të Iranit

    07/03/2025 21:43
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha se do që të negociojë një marrëveshje bërthamore me Iranin dhe i dërgoi një letër udhëheqësve të Republikës Islamike këtë javë, duke sugjeruar bisedime me Teheranin. Perëndimi mendon se Irani po zhvillon me shpejtësi aftësitë për të prodhuar armë atomike.

    “U thashë se shpresoj që të negociojnë, sepse do të jetë shumë më mirë për Iranin,” tha zoti Trump në një intervistë me kanalin Fox Business, të transmetuar të premten.

    “Mendoj se ata do ta vlerësojnë atë letër. Alternativa tjetër është që ne të bëjmë diçka, sepse nuk mund të lejojmë një tjetër armë bërthamore.”

    Irani nuk e ka marrë ende letrën, tha të premten misioni i Iranit në Kombet e Bashkuara në Nju Jork. Ministria e Jashtme nuk i është përgjigjur ende një kërkese për reagim ndaj komenteve të Presidentit Trump.

    Media “Nour News” e Iranit, e lidhur me organin më të lartë të sigurisë të vendit, nuk i kushtoi shumë rëndësi letrës, duke e quajtur një “spektakël të përsëritur” nga Uashingtoni.

    I pyetur nëse ai ia kishte dërguar letrën Ayatollah Ali Khameneit, udhëheqësit suprem antiperëndimor të Iranit, zoti Trump tha: “Po”.

    “Ka dy mënyra se si mund të trajtohet Irani: ushtarakisht, ose të bësh një marrëveshje,” tha zoti Trump. “Unë do të preferoja të bëja një marrëveshje, sepse nuk po përpiqem të dëmtoj Iranin. Ata janë njerëz të mrekullueshëm.”

    Në intervistën që dha të enjten, Trump tha se e dërgoi letrën “dje”, pra të mërkurën.

    Zyrtarët perëndimorë druhen se një Iran i armatosur me armë bërthamore mund të kërcënojë Izraelin, vendet arabe prodhuese të naftës të Gjirit dhe të shkaktojë një garë rajonale armatimi. Irani mohon se synon të ketë armë bërthamore.

    OFERTA RUSE PËR NDËRMJETËSIM

    Presidenti Trump ka ndryshuar politikën e jashtme të SHBA-së pas marrjes së detyrës në janar, duke mbajtur një qëndrim më të hapur ndaj Rusisë, gjë që ka shqetësuar aleatët perëndimorë, ndërsa ai përpiqet të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund luftës trevjeçare të Moskës në Ukrainë.

    Në vitin 2018, një vit pasi mori mandatin e tij të parë në Shtëpinë e Bardhë, zoti Trump u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e Iranit, një marrëveshje ndërkombëtare për të parandaluar zhvillimin e armëve bërthamore nga Irani.

    Muajin e kaluar, zoti Trump iu rikthye fushatës së tij të “presionit maksimal” ndaj Iranit që përfshin përpjekjet për të ulur eksportet e tij të naftës në zero. Megjithatë, ai gjithashtu tha se do të donte të bënte një marrëveshje me Teheranin.

    Është e paqartë se si do të pritej propozimi i zotit Trump ndaj Iranit nga aleati i SHBA-së, Izraeli, një kundërshtar i fortë i Teheranit. Irani dhe Izraeli kryen sulme ushtarake kundër njëri-tjetrit në prillin dhe tetorin e kaluar.

    Zyra e kryeministrit izraelit nuk i është përgjigjur ende një kërkesë për koment lidhur me letrën e zotit Trump drejtuar Iranit.

    Një burim me dijeni mbi diskutimet i tha agjencisë Reuters se Rusia ka ofruar të ndërmjetësojë mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, pasi Kremlini u zotua të bëjë gjithçka që është e mundur për të lehtësuar një zgjidhje paqësore të tensioneve mbi programin bërthamor të Teheranit. Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov foli mbi përpjekjet ndërkombëtare për të zgjidhur çështjen e programit bërthamor të Iranit me ambasadorin iranian Kazem Jalali, tha të premten Ministria e Jashtme ruse.

    Ndërkohë, specialistë të lartë rusë për raketat kanë vizituar Iranin gjatë vitit të kaluar ndërsa Republika Islamike ka thelluar bashkëpunimin e mbrojtjes me Moskën, sipas një analize që i ka bërë agjencia Reuters të dhënave të udhëtimeve dhe atyre të punësimit.

    SANKSIONET DHE DIPLOMACIA

    Pasi zoti Trump u tërhoq nga marrëveshja bërthamore në vitin 2018, Irani filloi të mos respektonte angazhimet bërthamore sipas marrëveshjes së vitit 2015 mes Iranit dhe fuqive kryesore botërore, e cila hoqi sanksionet ndaj Iranit në këmbim të kufizimeve në programin e tij bërthamor.

    Britania, Franca dhe Gjermania i thanë Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në dhjetor se ata janë të gatshëm – nëse është e nevojshme – të nxisin rivendosjen e të gjitha sanksioneve ndërkombëtare për të parandaluar Iranin të ketë armë bërthamore.

    Nuk është hera e parë që një president i SHBA-së ka komunikuar me udhëheqësit iranianë. Sipas ligjit iranian, lideri suprem, jo presidenti, ka fjalën e fundit për çështjet kryesore shtetërore si politika e jashtme e Iranit dhe programi bërthamor.

    Kur Presidenti Barack Obama mori detyrën në vitin 2009, ai i ofroi Khameneit një angazhim të drejtpërdrejtë – me kusht që Irani të tregonte se ishte serioz t’u përgjigjej shqetësimeve perëndimore për programin e tij bërthamor. Zoti Obama i shkroi dy herë drejtpërdrejt Khameneit, në 2009 dhe përsëri në 2012.

    Zyrtarët iranianë pranuan në vitin 2014 se Teherani u ishte përgjigjur letrave të mëparshme nga Presidenti Obama, megjithëse nuk ishte e qartë se kush ishte përgjigjur konkretisht. Irani konfirmoi në vitin 2013 se presidenti Hassan Rouhani kishte shkëmbyer letra me zotin Obama, duke konfirmuar një kontakt të rrallë midis udhëheqësve të dy vendeve.

    Shtetet e Bashkuara dhe Irani ndërprenë marrëdhëniet diplomatike në vitin 1980, pasi studentë dhe militantë islamikë sulmuan Ambasadën amerikane në Teheran dhe morën peng diplomatët amerikanë./VOA

    Artikuj të ngjashëm

    4,5 trilionë dollarë, Dhoma e Përfaqësuesve miraton ‘Projektligjin e Madh dhe të Bukur’ të Trump

    Putini – Trumpit: Nuk tërhiqem nga qëllimet në Ukrainë

    Trump përuron burgun e rrethuar nga aligatorët: Për të shpëtuar vraponi zigzag

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.