Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Detaje ekskluzive nga seanca e Kuvendit më 2017 për zhbërjen e Gjykatës Speciale: Glauk Konjufca u kthye rrugës

    13/12/2024 20:24
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Më 22 dhjetor të 2017, 43 deputetë të Kuvendit të Kosovës mbajtën seancë të jashtëzakonshme për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale. LDK, VV dhe Lista Serbe s’i dërguan përfaqësuesit e tyre në mbledhjen e Kryesisë, kështu duke e pamundësuar kuorumin për vendimmarrje. Teksa, numri prej 43 deputetëve përbëhej nga PDK, AAK dhe Nisma për Kosovën, raporton GazetaDemos.

    Rreth kësaj seance, ekskluzivisht në “PolitiKaos” të GazetësDemos, ka dhënë detaje kandidatja për deputete nga radhët e AAK-së, Teuta Haxhiu.

    Haxhiu tha se rreth zhbërjes së kësaj Gjykate në këtë seancë, kishin marrë premtime se do t’i përkrahnin, por sipas saj, Lëvizja Vetëvendosje atë kohë kishte “luajtur”, pasi kishin në interes të kundërtën e arsyes së mbajtjes së seancës.

    E njëjta tha se, po atë natë, kishin marrë lajmin se anëtari i Kyesisë së 2017-tës, tashmë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ishte rrugës për t’iu bashkuar deputetëve.

    Në mungesë të informacioneve rreth arsyes, Haxhiu tregoi vetëm se, pak minuta më vonë, ardhja e Konjufcës në Kuvend ishte anuluar.

    “Mua më kujtohet ajo natë kur ne jemi kthy në Kuvend, tentimi për ta shpërbër këtë Gjykatë… Ka qenë në orët e vona. Me shumë sinqeritet, kemi qenë të përkushtuar, ngase e kemi kundërshtuar që nga fillimi, mirëpo qysh atë natë janë pa njerëz që kanë luajt dhe kanë pas më shumë interes me u bë kjo Gjykatë. Fatkeqësisht, na janë dhënë premtime që rrugës po vijnë anëtari i Kryesisë, në këtë rast ka qenë pikërisht kryetari i Kuvendit, dhe mas pak kohe na është thanë që ‘po kthehet, nuk po vjen’. Domethënë, thjeshtë nuk ka qenë vullneti i Vetëvendosjes”, tha Haxhiu për “PolitiKaos”.

    Deklarata e plotë:

    Artikuj të ngjashëm

    Pamje të reja: Agon Fejzullahu teksa vrapon në drejtim të policit – i cili përdor sprejin ndaj 27-vjeçarit

    Bie borë në pik të verës në Kredarica të Sllovenisë

    Pamje dramatike, kamioni përfshihet nga flakët në rrugë – VIDEO

    Të Fundit

    Pamje të reja: Agon Fejzullahu teksa vrapon në drejtim të policit – i cili përdor sprejin ndaj 27-vjeçarit

    Bie borë në pik të verës në Kredarica të Sllovenisë

    Pamje dramatike, kamioni përfshihet nga flakët në rrugë – VIDEO

    Merret vendim: Ky është dënimi për prindin e futbollistit nga Kosova që e godit gjyqtarin e futbollit në Zvicër

    BE: Urat e reja në Mitrovicë zhvillim i rëndësishëm, kërkohet koordinim

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.