As në tentimin e gjashtë, propozimi i VV-së për Albulena Haxhiun për kryeparlamentare të Kosovës, nuk kalon, raporton GazetaDemos.
E njëjta sot për dallim nga herët e tjera, i mori 54 vota.
Për të, 44 deputetë ishin kundër teksa 3 të tjerë abstenuan.
Me këtë rast, udhëheqësi i seancës, deputeti më i vjetër, Avni Dehari i mbylli punimet për sot.
Seanca e radhës do të mbahet të enjtën në orën 10:00.