Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    ​Dështon mbledhja e Komisionit hetimor për rezerva

    28/02/2024 17:04
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ka dështuar të mbahet mbledhja e komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla.

    Kjo për shkak të lëshimit të sallës nga deputetët e pozitës, të cilët nuk pranuan të vazhdojnë mbledhjen për shkak mungesës së deputetes nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili.

    Opozita ka kritikuar pozitën për shkak arsyetimeve të vazhdueshme që mos të marrin pjesë në komision, ndërkaq nga pushteti kanë vazhduar të mohojnë këtë, duke u shprehur të gatshëm të kontribuojnë për të zbardhur të vërtetën lidhur me rezervat shtetërore, porse kanë kërkuar që pjesëmarrës në mbledhje të jenë deputetët nga LDK-ja.

    Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Halil Thaçi i cili ka lëshuar sallën, e ka arsyetuar me mungesën e deputetes Kica në këtë komision.

    “Që nga fillim e kam vërejtur një tendencë të përfaqësuesve nga LDK për pengimin e këtij komisioni dhe punën. Mungesat tona që kanë qenë të ditura publike dhe politike për mos votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, deputetët e LDK-së këtu neve na kanë akuzuar se po fshehim diçka dhe kemi të bëjmë me keqpërdorimet e mundshme në rezervat shtetërore. Prandaj, konsideroj që përderisa iniciuesi i këtij komisioni nuk është prezent këtu, në veçanti Doarsa Kica-Xhelili, unë nuk do të marr pjesë”, tha Thaçi.

    Deputetja nga LDK, Valentina Rexhepi-Bunjaku, duke komentuar deklaratën e deputetit Thaçi, ka thënë se ky komision hetimor nuk është iniciuar në emra personal të deputetëve, mirëpo në emër të partisë, derisa ka shtuar se pozita po mundohet vazhdimisht të gjejë arsyeje për të mos vazhduar kjo mbledhje.

    “Ky komision hetimor nuk është iniciuar në emër timin personalisht, as në emër të deputetes Doarsës, është iniciuar në emër të LDK-së. Deputeti Armend Muja është sigurisht më së shumti që ka munguar në këtë komision. Tash, kur ne duam të gjejmë një vegëz diku dhe mos të zbardhet e vërteta, është një mesazh i mirë që po jepni para opinionit dhe neve. Nuk po dua të bëj polemika, por dua të vazhdoj me punë të këtij komisioni… Ju lus bashkërisht edhe pozitë dhe opozitë, dhe ata që kanë mundësi duhet të vijnë që të marrin pjesë, sepse jemi në afate të shkurtra se nuk na mjafton ky afat për të vazhduar me efekt punën e këtij komisioni. Kështu, besoj se filma mjaftueshëm kanë ekzistuar gjatë kohës edhe kur keni munguar, edhe kur është themeluar ky komision dhe tani po vazhdojmë me punë. Njëherë kapeni për letra, tash për kolegen time, takimin e radhës çfarë thoni dhe mbaron afati qysh po e shoh, këtë po e doni”, tha Rexhepi-Bunjaku.

    Largimin e deputetit Thaçi e ka arsyetuar edhe deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Driton Hyseni, i cili tha se janë të gatshëm të trajtojnë këtë çështje, por jo sipas “qejfeve të deputeteve të opozitës”.

    “Ishte një vendim i tij i cili u mor edhe si rrjedhojë i një përplasje të madhe që kemi pasur në mbledhjen e kaluar të zhvilluar të hënën, në të cilin ishim të akuzuar për pengim të punës së këtij komisioni. Për ne ishte befasi e madhe që të dy përfaqësuesit e LDK-së nuk ishin sot prezentë në kohën e paraparë të fillimit të kësaj mbledhje. Duke marrë për bazë edhe njoftimin shumë të shkurt që kryetari dje e ka dhënë për mbledhjen e sotme, prezencën tonë pothuajse komplete këtu, nuk kemi të bëjmë me neglizhencë, kemi të bëjmë me gatishmëri të madhe tonën për të trajtuar çështjen për çfarë na ka ngarkuar kuvendi. E nderuar kolege, Valentina, besoj që jemi mjaftueshëm të qartë me prezencën tonë që jemi këtu për të bërë punën tonë, por sigurisht jo sipas qafeve të deputetëve të opozitës, kemi parimet tona…Dy kërkesat që kanë shkuar, njëra ministrisë, njëra prokurorisë kanë dalë jashtë asaj që jemi dakorduar këtu…Ne po mblidhemi sot për nesër, ndërsa Administrata e Kuvendit nuk po munden nga data 22, një transkript, i cili është në formë elektronike dhe që shumë shpejt mund të bëhet për të na e dërguar. A ka shumë punë?”, tha Hyseni.

    Se mbledhja ishte keq organizuar, e tha edhe deputeti nga partia në pushtet, Sali Zyba.

    “Mënyra se si është organizuar kjo mbledhje, përkundër përgjigjes sonë, nuk jam rehat të bisedoj me personat, nëse ju veç thirrës, janë më të zhurmshëm, janë propozues, draftues, hartues… A jemi për vete, më falni që detyrohem të ju tregoj që edhe unë për vete nuk mund të jem këtu tash e tutje. Sot kemi pas angazhime tjera primare, është thirr mbrëmë për sot, pjesëmarrja ishte të mundësohet kuorumi me kushtin që të vazhdohet, jo në këso kushti, niveli, pa plan dhe program”, tha Zyba.

    Deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka kërkuar nga deputetët të ecin tutje me diskutimet dhe jo të kthehen prapa me arsyetime të ndryshme.

    “Sa i përket diskutimeve, asnjëra palë nuk ka të drejtë, i kemi shtjerua bisedimet, sa i përket edhe dokumentacionit edhe shkresës. Nëse përsëriten çdo mbledhje, ne vetëm po sjellim në pikën e parë dhe aty po mbesim”, tha Lekaj.

    Ndërsa deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Rashit Qalaj ka insistuar të mbahet mbledhja.

    “Unë do ta thërras vetëm edhe një mbledhje, sepse qartazi po shihet kjo punë, kur dëshiron që mos të punosh diçka, gjen arsyeje, kjo nuk do ndonjë koment, është hezitim i deputeteve të pozitës, gjithmonë duke tentuar të gjejnë çka do, deklarimi këtu edhe diçka tjetër dhe veprimi tjetër. E kemi bërë një plan të veprimit, jemi shumë mbrapa me gjitha aktivitetet e këtij komisioni, dhe kur nuk ka vullnet për të hetohen ato dyshime për me vërtetu që ka apo jo keqpërdorim, kjo është arsyeja e këtij komisioni, duhet punuar. Nëse konsideroni që nuk ia vlen të mbahet ky takim unë e qes në votim, kush e voton mirë”, tha Qalaj.

    Për këtë, deputeti Hyseni ka thënë se komisioni hetimor parlamentar duhet të trajtojë në substancë një materie, e cila është e njëjta me atë të cilën është duke hetuar Prokuroria e Shtetit.

    “Po të them që ne jemi deputetë të pozitës dhe kemi shprehur edhe vullnetin për të kryer detyrën, që të trajtohet një çështje dhe të zbardhet deri në fund. Hezitimin e parë e kemi pasur te fakti, se ne si komision hetimor parlamentar do duhet të trajtojmë në substancë një materie, e cila është e njëjta me atë të cilën është duke hetuar Prokuroria e Shtetit. Jo, nuk po të pengojnë deputetët e pozitës, të pengojnë në bërjen e punës së komisionit hetimor sipas tekeve tuaja. Mos insisto t’i fusësh detyrat e mëhershme që i ke pasur në këtë vend, tash në petkun e deputetit dhe rolin, sepse nuk shkojnë…Kam anuluar disa udhëtime që kam pasur jashtë vendit vetëm për të qenë prezent në gjitha ditët e javës në Kosovë”, tha Hyseni.

    Artikuj të ngjashëm

    S’ka kuorum, shtyhet mbledhja e Komisionit ku do të shqyrtohej projektbuxheti për vitin 2024

    Lekaj llogarit pagat e deputetëve të VV-së, pas dështimit të konstituimit të komisionit për rezervat shtetërore

    Komisioni miraton në parim Projektligjin për burimet e ripërtërishme të energjisë

    Të Fundit

    “Ka me shku me i grahë vetë bagerit”, Si nisi përplasja me Sami Lushtakun, flet Ramiz Lladrovci

    KEDS del me njoftim: Këto janë vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

    Kush janë të akuzuarit për sulmin në Banjskë që u panë pranë Presidencës së Serbisë?

    Moore: Serbia s’guxon të ndërmarrë veprime ushtarake – është e vetëdijshme për rolin e NATO-s në Kosovë

    Lladrovci: S’ka bir nëne që më heq nga PDK-ja

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.