Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Dështon konkursi për drejtor gjeneral të RTK-së, zëvendësdrejtori Krasta zyrtarisht jep dorëheqje

    28/10/2024 17:16
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Juristja e medias, Flutura Kusari thotë se “konkursi për drejtor gjeneral të RTK-së dështoi”, pas një mbledhjeje të transmetuesit publik, ku ajo mori pjesë.

    Ajo shkroi në Facebook se “nuk u diskutua rishpallja e konkursit ndërsa u tha që bordi ka nevojë për kohë shtesë për caktimin e u.d drejtorit gjeneral”.

    Kusari tha po ashtu se bordi ka njoftuar për dorëheqjen e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Adi Krasta.

    Në pikat e rendit të ditës të mbledhjes së sotme të bordit të RTK-së ishte paraparë të miratohen disa procesverbale, të bëhet votimi për “përcaktimin e hapjes së zarfave për konkursin për Drejtor të Përgjithshëm” si dhe “hapja e dosjeve të aplikacioneve dhe shqyrtimi i dokumentacionit të aplikueseve për konkursin për Drejtor të Përgjithshëm”.

    Krasta e kishte paralajmëruar disa herë dorëheqjen. Së fundmi, të dielën, në një emision pas Festivalit të Këngës në RTK, ku tha se “do ta bëjë aktive dorëheqjen e janarit të shkuar që e kam pasur në tryezën time gjatë gjithë kohës”.

    Punën në RTK, tha se po e konsideron “si mision të mbyllur” me organizimin e Festivalit të Këngës.

    Artikuj të ngjashëm

    Bordi i RTK-së e konfirmon: Anulohet konkursi për drejtor të përgjithshëm, Adi Krasta dha dorëheqje

    Adi Krasta flet për raportet me Dejona Mihalin, Albin Kurtin, Ramush Haradinajn e Berat Buzhalën

    Adi Krasta mundohet të arsyetoj lajmin e rremë kundër dy mediave: Nuk është primare për neve heqja e kokave

    Të Fundit

    Hisen Berisha me thirrje për Policinë: Mos lejoni trazira, mos u bëni pjesë e skenareve politike

    “Ganja” ironizon me Pacollin: Uroj që mos t’i kenë shkruar në grupin e biçikletave

    Vazhdon mosbindja civile në Serbi, dhjetëra persona të ndaluar

    Kryetari i OEK në Samitin e Shkupit: Sektori privat duhet të jetë partner qendror në zbatimin e tij

    Pacolli i reagon Gjykatës Themelore për urdhërarrest ose paraburgim: S’kam pranuar asnjë ftesë zyrtare

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.