Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Dështimi i 33’të në Kuvend, Kushtetuesja thotë se po i “shqyrton të gjitha aspektet e çështjes”: Njoftojmë me kohë

    17/06/2025 17:54
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Sot për herën e 33’të ka dështuar konstituimi i kuvendit. Skenari qe i njëjti, komisioni për kalimin në votim të fshehtë nuk i mori votat e nevojshme. Për ndërrimin e mënyrës së votimit, para më shumë se një muaji, AAK i është drejtuar Kushtetueses, mirëpo akoma nuk ka përgjigje. Gjykata thotë se janë duke e shqyrtuar lëndën.

    Pas disa dështimesh për ta bërë Albulena Haxhiun kryeparlamentare, VV nxori një kartë të re për konstituimin e kuvendit, atë për ndryshimin e formës së votimit, nga i hapur në të fshehtë. Menjëherë pasi kryesuesi i seancës, Avni Dehari, e bëri këtë propozim, partitë opozitare e kundërshtuan.

    Nga ky propozim VV akoma nuk ka hequr dorë, por më 12 maj deputetët e AAK’së iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për vlerësim të kushtetueshmërisë. Kjo kërkesë është mbështetur edhe nga deputetë të LDK’së e PDK’së.

    “Më 12 maj 2025, në ora 11:00, deputetët e AAK-së do të dorëzojnë kërkesën për vlerësim të kushtetutshmërisë së vendimit të Kuvendit të Kosovës për refuzimin e formimit të Komisionit për votim të fshehtë, si dhe të të gjitha vendimeve të tjera me natyrë të njëjtë, të marra në seancat paraprake dhe të mëvonshme për të njëjtën çështje, i përmbajtur në dokumentin e titulluar; “Transkript i Mbledhjes Konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e mbajtur më 15, 17, 19, 21, 23, 25, 27, 29 prill, si dhe më 1, 3 dhe 5 maj 2025”, thuhej në njoftimin e AAK’së.

    Në një përgjigje për Express Kushtetuesja ka thënë se vendimi do të merret pasi të shqyrtohen të gjitha aspektet kushtetuese të çështjes.

    “Kjo kërkesë është duke u shqyrtuar nga Gjykata. Vendimi do të merret pasi që Gjykata të shqyrtojë të gjitha aspektet kushtetuese të çështjes së parashtruar në kërkesë dhe për vendimmarrjen e saj do të njoftohen me kohë të gjitha palët e interesit dhe opinioni”, thuhet në përgjigje.

    Ehat Miftaraj nga IKD ka thënë se sipas Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, Kushtetuesja duhet të vendosë brenda prej 60 ditëve.

    “Në rastin konkret, sipas Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, Gjykata Kushtetuese duhet të vendosë brenda afatit prej 60 ditëve.Megjithatë, në praktika, jo në ta gjitha rastet Gjykata Kushtetuee ka arritur që ta respektojë këtë afat ligjor, ashtu që në disa raste, vendimmarrja ka zgjatur deri në mbi 1 vit”, ka thënë ai.

    Ai ka shtuar se nëse Kushtetuesja vendos për papranueshmërinë e kësaj kërkese afati kohor i vendimmarrjes supozohet të jetë më i shkurtër.

    “Nëse eventualisht Gjykata Kushtetuese vendos për papranueshmërinë e kësaj kërkese, afati kohor i vendimmarrjes supozohet të jetë më i shkurtër”, tha Miftaraj.

    Kryeministri në detyrë Albin Kurti dje akuzoi deputetët e partive të tjera për bojkotim të votimit për konstitumin e Kuvendit.

    “Unë çdo herë shkoj që ta konstituojmë Kuvendin. Ata që vijnë, por bojkotojnë duke mos votuar, nuk e di pse vijnë. Për bindjen time, ardhja në vazhdimet e seancave dhe bojkotimi i votimit politikisht është sjellje e papërgjegjshme dhe juridikisht shkelje e Kushtetutës”, tha Kurti.

    Kandidatja e VV’së për kryetare të kuvendit, Albulena Haxhiu, para disa ditësh ka thënë se s’do të paragjykojë për atë se cili do të jetë vendimi i Kushtetueses por shton se bazuar në praktikat e kaluara, e merr me mend se cili do të jetë vendimi.

    VV ka thënë se nëse ndryshohet forma e votimit, ka deputetë nga parti tjera që e votojnë Haxhiun si kryetare të kuvendit, ndërsa opozita e kundërshton këtë ide duke thënë se një votim duhet të përfundojë në mënyrën siç ka nisur.

    Organizatat që monitorojnë punën e kuvendit e kanë kritikuar VV’në për këtë propozim duke thënë se ndryshimi i mënyrës së votimit në mes të seancës përbën shkelje të parimeve procedurale dhe një precedent të rrezikshëm për funksionimin e Kuvendit.

    Artikuj të ngjashëm

    Gjykata Kushtetuese shpall të pavlefshëm tre paragrafë të një neni të Kodit Doganor dhe të Akcizave

    Gjykata Kushtetuese rrëzon edhe disa nene të Ligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil

    Osmani për Draftin e Asociacionit: S’do të ngutesha të them se është në përputhje me Kushtetutën

    Të Fundit

    Hamëz Llapqeva: Unë e mbaja familjen, se baba na vdiq herët

    Kjo është momentalisht gjendja e rrugës Kijevë-Dollc, pamje

    “Dorëzohu pa kushte”, ultimatumi i Trump për Iranin

    Endriti viziton Ballën, ia përcjell urimet e Thaçit për zgjedhjet në Shqipëri

    Ambasadorja izraelite në Kosovë tregon se si mund të largohen shqiptarët nga Izraeli

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.