Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Dëshmitari i Banjskës: Afrim Bunjaku kishte plagë të madhe në fyt

    11/06/2025 20:35
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Si ushtar i mundi në luftë.

    E si polic, në paqe.

    Herën e fundit që Mirsad Kryeziu, u përball me forcat paramilitare serbe ishte më 24 shtator të vitit 2023 në Banjskë.

    Grupi terrorist u mundua të ndaj pjesë veriore të Kosovës duke përdor teknikat e njëjta ushtarake të cilat për policin Kryeziu ishin krejt të njohura.

    Me aftësitë që i ka, ky u mundua në çdo mënyrë që nga vendi i sulmit ta largoj Afrim Bunjakun, kolegun që iu plagos rëndë, nga detonimet e të shtënat e serbëve në drejtim të tyre.

    Ky u kujdes që as pajisjet e rreshterit mos të mbeten aty, në duar të serbëve.

    Lajmi i keq iu kumtua pas disa minutave.

    Polici po ashtu gjatë dëshmisë në gjykatë të mërkurën kujtoi edhe momentin e fundit të takimit e koordinimin që e patën me kolegun tash heroi i Kosovës.

    Ky edhe iu përgjigj pyetjeve të avokatëve të të akuzuarve cilët ishin kurioz të dinë tamam momentin e shpërthimit të parë.

    Ndonëse e dëgjuan me shumë vëmendje, te akuzuarit Dushan Maksimoviq, Vladimir Toliq e Blagoje Spasojeviq nuk bënë asnjë pyetje për policin e Kosovës.

    Kolegët e tjerë të këtij do të dëshmojnë edhe të enjten e premten.

    Artikuj të ngjashëm

    Vazhdon edhe nesër seanca për rastin “Banjska”, krejt çka u dëshmua sot

    Nesër mbahet seanca e radhës në rastin ‘’Banjska’’

    Dalin pamje të papara më herët nga momenti kur ndodhi sulmi në Banjskë

    Të Fundit

    Vjen reagimi nga Irani, mohon se ka qëlluar me raketa Izraelin pas fillimit të armëpushimit

    KRU “Prishtina” paralajmëron borxhlinjtë për shkyçje –  u kërkon që t’i kryejnë pagesat

    Ministria e Jashtme e Shqipërisë apel shqiptarëve në Gjirin Persik: Tregoni kujdes dhe qëndroni në kontakt me ambasadat

    Pas armëpushimit, Izraeli rihap hapësirën ajrore

    “Zoti ka dashtë për pak mos me e rrokë nënën kur është çu me u fal”, flet Liridon Osmani pas atenatati me kallashnikov në shtëpinë e tij

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.