Ka nisur seanca e radhës në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ndaj Sami Lushtakut dhe të tjerëve për ndikim të dëshmitarit.
Edhe sot, para trupit gjykues po jep dëshminë e tij Nazmi Maloku i njohur si dëshmitari “C”.
Pjesë nga intervistimi:
Nazmi Maloku, dëshmitar C: Rexhep Gjota kurrë në jetë nuk më ka ndihmuar, e kam si bashkëfshatar.
Avokati Nebih Troshupa: A ke banuar në Dardani?
Maloku: Jo.
Prokurorja Fikrije Fejzullahu: Është pyetje e tërthorët, nuk bën të pranohet, sepse pyetja po fillon me A.
Trupi gjykues merr vendim: Lejohen pyetjet e mbrojtjes. Të njëjtat pyetje kanë qenë edhe nga prokurorja.
Troshupa: Kur keni banuar në Dardani?
Malok: 1999-2002
Troshupa: A keni punuar te kompani Dtandard?
Maloku: Kam punuar se më ka marrë Nebih Zariqit, smë ka dërguar Gjota.
Troshupa: Sa keni punuar dhe jeni larguar nga puna?
Maloku: 2 herë
Troshupa: Rexhep Gjota, a të ka vizituar në Obiliq?
Maloku: Si bashkëfshatar po.
Troshupa: A jo ka propozuar pronën e tij Rexhep Gjota?
Maloku: Mas rastit Drenica e kam marrë vesh, edhe ai në vitin 2012-2014 e ka ble, ka pas pronë por e huaj.
Troshupa: A keni banuar tek banesat e bardha në Breg të Diellit?
Maloku: Jo. Motëra ime ka banuar.
Troshupa: A e dinë që ka pasur organizatë humanitare Rexhep Gjota?
Maloku: Nuk e di, mos të kqyr me nxjerr vjam prej pleshtit.
Troshupa: A keni kërkuar ndihmë nga Rexhep Gjota, mjete për gruan.
Maloku: Kurrë në jetë.
Troshupa: A keni shkuar me Gjotën në kishën katolike?
Maloku: Ma vonë dikur është kjo.
Troshupa: A të kujtohet kur jeni shkuar tek motëra katolike?
Maloku: Kam shkuat edhe te dreqi me lypë për shërim.
Troshupa: Sa janë kanë kontaktet e shpeshta me Rexhepin?
Maloku: Masi kam shkuar në Obiliq, nuk kam fole deri në vitin 2013, sepse ma ka thanë një fjalë në telefon edhe ja kom sha nanën.
Teoshupa: A keni shkuar dhe a jeni takuar me Rexhepin?
Maloku: Bash ditën kur janë arrestuar grupi Drenica më ka thirrë, jam çuditë pse!
Troshupa: A keni folë me dikë që jeni dëshmitar?
Maloku: Po kam folë, dhe jam shku në komunë e kam lypë Sami Lushtakun me i treguar se çka po përgatitë EULEX-i. Unë nuk dëshmojë as sot.
Troshupa: Domethënë nuk keni dhënë deklaratë?
Maloku: Jo, nuk dha deklaratë me i ba shërbim dreqit.
Troshupa: Cila ka qenë arsyeja e takimit me Rexhepin?
Maloku: Ai duhet me ditë, se qysh e qëlloi bash ditën kur janë arrestuar grupi Drenica.