BallinaLajme

Dëshmitaret eksperte: U bazuan në libra, as nuk i takuan viktimat

Për herë të parë, të mërkurën në Gjykatën Speciale u paraqitën dy dëshmitarë njëkohësisht.

Karin Duhne Prinsen dhe Catherine Nicola Black janë dy anëtare të Institutit për të Drejtat e Njeriut dhe Kërkime Mjekësore të Holandës, të cilave Mbrojtësi i Viktimave ua ka besuar edhe dëshminë për 157 viktimat te “Thaçi dhe të tjerët”.

Duhne Prinsen që ligjëron edhe në Utrecht, tregoi se qysh i studiuan 50 raste.

Dy grave iu kërkua të përkufizonin si shfaqen simptomat për shkak të vuajtjeve.

Këso detaje, Mbrojtja i pa krejt të panevojshme kur kuptoi se dyshja po fliste duke u bazuar në libra, jo nga intervistat me viktimat.

Pasi reagoi Mbrojtësi i Viktimave, u zbulua se ekspertet kanë pasur kontakt me vetëm dy viktima, edhe ata nga rastet e Mustafës dhe Shalës.

Zyra e Mbrojtësit të Viktimave nuk thërret dëshmitarë tjerë, por ka dorëzuar me shkrim edhe dëshmi të afër 10 individëve.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button