Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Dëshmia emocionale e Kryeziut: E mora Afrimin dhe e dërgova në spital, më vonë u ktheva por ai kishte ndërruar jetë

    11/06/2025 11:54
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Me ftesë te gjyqtarit Arben Hoti, zyrtari policor, Mirsad Kryeziu, dëshmoi sot në rastin “Banjska”.

    Sipas Kryeziut, intensiteti i sulmit ka qenë jashtëzakonisht i madh, nga një strukturë ushtarake e organizuar mirë. Përpara trupit gjykues, Kryeziu rrëfeu në detaje ditën kritike të 24 shtatorit, me theks të veçantë tërheqjen e Afrim Bunjakut nga vendi ku ndodhi sulmi.

    “E mora rreshterin dhe u nisa ta dërgoja për në spital. Gjatë kthimit për në spital, personi që më kishte përcjell më goditi në gomën e veturës. I thashë Elezit [Pecit] të vazhdojë tutje për në spital, e unë të kthehem t’u dalë në ndihmë të tjerëve.

    Në atë moment pashë dritat e kaltra të policisë, që erdhen me automjete të blinduara. Iu tregova që në veturë kam një koleg të plagosur rëndë dhe një tjetër ka mbetur pas, po ashtu i plagosur… Gjatë rrugës, vozitja ime nuk ka qenë edhe aq e shpejtë për shkak të rrotave dhe automjetit të dëmtuar.

    Me të hyrë në spital, më thanë se Afrimi tashmë kishte ndërruar jetë” deklaroi Kryeziu.

    Ai tha se organizimi ka qenë i planifikuar dhe se kishte vënë re pjesëtarë të uniformuar, të armatosur, disa me maska e disa pa to. Kryeziu thotë se për shkak të errësirës dhe uniformave të njëjta e ka të vështirë ta identifikojë të dyshuarin.

    “Nga përvoja ime policore tash e 25 vjet dhe nga përvoja e luftës, e njoh mirë llojin e armatimit dhe efektin e tyre. Nga viti 2002 e deri tashti, unë kam shërbyer vetëm në njësi të specializuara dhe kam kryer trajnime të shumta në lidhur me përdorimin e armëve dhe njohjen e tyre. Prandaj po them se armët kanë qenë të kalibrit të ndryshëm”, përshkroi Kryeziu.

    Avokati i njërit prej të akuzuarve tha se Kryeziu nuk është ekspert të japë kualifikime të veprës juridike penale dhe nuk mund ta bëjë këtë gjë.

    Prokurori pyeti Kryeziun se pse sulmi ndodhi pikërisht në atë lokacion dhe atë kohë. Avokatja e njërit nga të akuzuarit u kundërshtua duke thënë se dëshmitari mund të flasë për atë që ka parë dhe jo për qëllimet e dikujt tjetër.

    Megjithatë, kjo pyetje u lejua nga trupi gjykues, pasi ishte në interes të gjykatës të dëgjohej deklarata e Kryeziut.

    “Sipas mendimit tim, nuk është që ka ndodhur për herë të parë. Gjatë gjithë kohës që qëndronim në veri, nuk ishim të dëshiruar nga po të njëjtit pjesëtarë që ishin të organizuar për gjëra të tilla. Ka pasur edhe sulme të tjera ndaj patrullave të policisë. Pse ai pozicion? Ishte i favorshëm sepse organizimi ka qenë i mirë. Nuk është rastësi që u organizua në Banjska, duke përdorur Manastirin, ku kishte pelegrinë atë ditë, duke përdorur pozita të favorshme për sulm. Ata patën edhe një rrugë për t’u larguar. Pikërisht është zgjedhur ai pozicion”, deklaroi mes tjerash Kryeziu.

    LEXO EDHE:
    Dëshmia e policit Mirsad Kryeziu: Mora dëmtime gjatë tërheqjes së rreshterit Afrim Bunjaku

    Artikuj të ngjashëm

    Erdogan kërkon bisedime SHBA-Iran si e vetmja mënyrë për të zgjidhur çështjen bërthamore

    SHBA-ja vë në lëvizje bombarduesit B-2 ndërsa Trump shqyrton mundësinë e sulmit ndaj Iranit

    Arrestohet shqiptar me 6 kg kokainë të fshehur në makinë në Itali

    Të Fundit

    Erdogan kërkon bisedime SHBA-Iran si e vetmja mënyrë për të zgjidhur çështjen bërthamore

    SHBA-ja vë në lëvizje bombarduesit B-2 ndërsa Trump shqyrton mundësinë e sulmit ndaj Iranit

    Arrestohet shqiptar me 6 kg kokainë të fshehur në makinë në Itali

    Aksident mes një veture dhe motoçiklisti në Prishtinë, s’dihet a ka të lënduar

    Miratohet injeksioni kundër HIV-it: Mbrojtje me vetëm dy doza në vit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.