Lajme
Dëshmia e Rubin në Hagë, Çitaku: Pasqyra më e qartë e historisë sonë të re

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku ka komentuar dëshminë e ish-zyrtarit të lartë amerikan, James Rubin në Hagë.
Përmes një postimi në Facebook, Çitaku tha se dëshmia e Rubin është pasqyra më e qartë e historisë së re të Kosovës.
Postimi i plotë:
Në momentet kur janë qarë epokat, në ditët kur ne si popull kapërcyem shekujt brenda pak ditësh, nuk ishim vetëm.
Nuk do të mundnim vetëm.
Por ia dolëm, sepse patëm lidership të mençur, që ditën të krijojnë miq edhe në rrethana lufte e okupimi.
Dëshmia e Rubin sot në Hagë është pasqyra më e qartë e historisë sonë të re. Është dëshmi e lidhjeve që ndërtuam, e besimit që fituam dhe e rrugës së drejtë që zgjodhëm si popull.