Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Dëshmi rrëqethëse: “Nuk dëgjuam shpërthim”(Dëshmitari që kishte babanë e shtruar rrëfen tmerrin në Tetovë)

    09/09/2021 15:46
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një qytetar nga Maqedonia e Veriut, i cili kishte babanë të shtruar në spitalin e Tetovës, që u përfshi nga flakët mbrëmjen e djeshme, rrëfeu për Shqipëria Live momentet e tmerrit.

    Lirimi tha se ai ishte duke i shërbyer babait të tij të sëmurë me covid, por që ndodheshin rreth 50 metra larg godinës që u përfshi nga flakët.

    Sipas tij në zonë nuk është dëgjuar asnjë shpërthim dhe ka qenë vetëm alarmi i zjarrfikëses dhe ulërimat e familjarëve të pacientëve që gjendeshin aty brenda, që ‘përhapën lajmin e kobshëm’.

    Më tej Lirimi thotë se pasi ka dalë në vendin e ngjarjes ka pasur nga ata persona që bënin deklarata tejet të rënda duke thënë se kjo gjë ishte e qëllimshme për të vrarë pacientët me covid.

    Lirimi: |”Ne nuk kemi qenë te objekti që është djegur, por në një vend tjetër. Në fillim kemi ndjerë vetëm alarmin e zjarrfikësit dhe kujtova që po sjellin një të sëmurë në spital. Pastaj kuptuam që objekti kishte marrë flakë. Në ishim në një objekt 50 metra larg dhe për fat të mirë nuk u kap nga flakët objekti që ishte këtu pranë se do vazhdonte të kapej tjetri e tjetri me radhë.

    Kishte shumë panik, infermieret ishin të lodhura dhe të frikësuara nga kjo situatë, por edhe njerëzit që përkujdeseshin për familjarët dhe kishte nga ata që i kishin aty brenda e nuk e dinin nëse kishin shpëtuar gjallë apo jo.

    Nuk kemi dëgjuar një shpërthim, asgjë. Kemi marrë vesh që ka zjarr dhe kemi dëgjuar zjarrfikësit, e familjarët që vajtonin. Ka qenë një situatë shumë e keqe, të gjithë e kemi përjetuar rëndë. Kur dola te vendi i ngjarjes kam parë disa njerëz sikur ‘donin t’i hidhnin zjarrit’ benzinë sepse deklaronin ja çfarë na bënë, e bënë për të varrë njerëz, e kanë bërë qëllimisht, filluan oksigjenin e marrim nga Serbia”.  

    Artikuj të ngjashëm

    Ish – ushtari i UÇK-së Xhevdet Smajli tregon se a ia ka vlejtur plaga ku humbi sytë

    Haziri: Kurti me vizitë në Tetovë shkaktoi përçarje

    Raportohet se një person ka tentuar t’i afrohet Kurtit në Tetovë dhe sigurimi është përleshur fizikisht me të

    Të Fundit

    E dhimbshme: Kjo është 24-vjeçarja e cila vdiq pas vetaksidentit në Drenas, i fejuari i saj në gjendje të rëndë

    Plagoset me armë zjarri një 15-vjeçar në Tiranë

    Kjo është gjendja e 27-vjeçarit pas vetaksidentit ku humbi jetën fatalisht një 24-vjeçare

    Policia njofton se më 2 dhe 3 qershor do të ketë ndërprerje të trafikut në disa rrugë

    Zbulohet ora dhe vendi i bisedimeve në Stamboll midis Rusisë dhe Ukrainës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.