Prej 40 deri në 50 minuta janë pritjet e mërgimtarëve për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare në Jarinje.
Pritje nga 20 deri në 30 minuta kanë edhe tek vendkalimi kufitar në Han të Elezit, ku kolona është nga 200 deri në 250 metra.
Pritje nga 10 minuta kanë edhe në Bërnjak, te Dheu i Bardhë e në Muçibabë, kurse në pikat e tjera kufitare, pritjet janë deri në 5 minuta.
Për ta lëshuar vendin, pritje dri në 20 minuta ka te Dheu i Bardhë dhe në Bërnjak, kurse në vendkalimet e tjera ato janë jo më shumë se 10 minuta.