Avokati, Urim Vokshi, dha detaje rreth gjendjes së klientit të tij, policit Albian Retkoceri i cili ishte i përfshirë në rastin në Lipjan.
Vokshi për “Kallxo.com” tregoi se klienti i tij është në gjendje të rënduar emocionale.
“Deri dje i njëjti në një aspekt ishte hero dhe sot ndodhet në qendër të ndalimit”, deklaroi avokati.
Ndryshe, Prokurori i shtetit ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë policëve nga Lipjani që u përfshinë në rastin ku vdiq 27-vjeçari Agon Zejnullahu.
I ndjeri u varros dje në varrezat e fshtit Banullë të Lipjanit.