Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Dërgohet në paraburgim i dyshuari për fajde

    25/10/2024 17:03
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.V., shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Fajdeja në ndihmë”.

    Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se i pandehuri nga muaji dhjetor 2023 në Fushë-Kosovë ka ndihmuar të pandehurin Sh.V., në kryerjen e veprës penale të fajdesë, në atë mënyrë që me kërkesën e të pandehurit Sh.V., në fillim të çdo muaji ka shkuar te objekti ndërtimor afarist në Fushë-Kosovë, pronë e të pandehurit Xh.Sh., dhe është prezantuar me emër V.V., kurse prej qiramarrësve të lokaleve afariste ka marrë qiratë për të pandehurin Sh.V. dhe atë F.H. në shumë prej 300 euro në muaj, S.K. në shumë prej 2.000 euro, J.Sh., në shumë prej 450 euro në muaj, B.M. në shumë prej 250 euro në muaj, A.G., në shumë prej 600 euro në muaj dhe S.K. në shumë prej 250 euro në muaj, duke përfituar dobi pasurore në shumë rreth 40.000 euro.

    Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

    Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

    Artikuj të ngjashëm

    E detyroi të kryejë marrëdhënie seksuale, Gjykata e Ferizajt ia cakton një muaj paraburgim të dyshuarit

    Një muaj paraburgim ndaj një të dyshuari për dhunimin e një 16-vjeçareje

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.