Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Dërgesat e armëve në Ukrainë, kancelari gjerman bisedë telefonike me Donald Trump

    04/07/2025 21:58
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kancelari gjerman Friedrich Merz ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e SHBA-së Donald Trump në lidhje me dërgesat e armëve në Ukrainë.

    Sipas zëdhënësit Stefan Kornelius, së kancelarit Merz, të cilit i referohet Reuters, Merz bisedoi me Trump pas vendimit të administratës amerikane për të pezulluar një paketë ndihme ushtarake për Ukrainën.

    Kornelius konfirmoi gjithashtu se Berlini po përpiqet të sigurojë nga SHBA dy sisteme Patriot për t’i dhënë Ukrainës, një marrëveshje për të cilën më herët kishte rënë dakord ish-presidenti Joe Biden.

    Sipas agjencisë Bloomberg, qeveria gjermane ka shprehur gatishmërinë për të mbuluar tërësisht kostot e kësaj ndihme urgjente, që kapin shifrën e rreth 500 milionë eurove. Propozimi i Gjermanisë është dorëzuar para disa javësh tek Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth.

    Ndërkaq, po sot presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi sot se ai dhe Presidenti i SHBA-së Donald Trump ranë dakord të forconin mbrojtjen ajrore të Ukrainës.

    Marrëveshja vjen mes shqetësimeve në rritje të Kievit pasi Uashingtoni tha se po ndalonte disa prej dërgesave të armëve kritike, duke ngritur frikën në lidhje me aftësinë e Ukrainës për të mbrojtur qiellin e saj mes sulmeve të vazhdueshme ruse.

    “Sot diskutuam situatën aktuale, duke përfshirë sulmet ajrore ruse dhe zhvillimet më të gjera në vijën e frontit. Presidenti Trump është shumë i informuar dhe e falënderoj për vëmendjen e tij ndaj Ukrainës. Folëm për mundësitë në mbrojtjen ajrore dhe ramë dakord se do të punojmë së bashku për të forcuar mbrojtjen e qiellit tonë. Gjithashtu kemi rënë dakord për një takim midis ekipeve tona”, shkruan Zelensky në mediat sociale pasi foli në telefon me Trump.

    Ai vuri në dukje se me presidentin Trump zhvilloi një bisedë të detajuar dhe se të dyja vendet janë të gatshme për projekte që kanë të bëjnë me sigurinë dhe veccanërisht për dronët dhe tekonologjinë në fushën e mbrojtjes kundrejt sulmeve ruse.

    “Patëm një bisedë të detajuar rreth aftësive të industrisë së mbrojtjes dhe prodhimit të përbashkët. Jemi gati për projekte të drejtpërdrejta me Shtetet e Bashkuara dhe besojmë se kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për sigurinë, veçanërisht kur bëhet fjalë për dronët dhe teknologjitë përkatëse. Gjithashtu u ndalëm te prokurimi dhe investimet e ndërsjella. Së fundmi, shkëmbyem pikëpamje mbi situatën diplomatike dhe punën e përbashkët me SHBA-në dhe partnerë të tjerë”, shkruan më tej Zelensky.

    Artikuj të ngjashëm

    Inter u mundua ta rrëmbejë para Milanit – Ardon Jashari refuzoi

     Lladrovci: PDK në Drenas miratoi unanimisht listën e kandidatëve për Kuvendin Komunal

    Plani europian për Ukrainën, Meloni: I japim Kievit 10 miliardë euro

    Të Fundit

    Inter u mundua ta rrëmbejë para Milanit – Ardon Jashari refuzoi

     Lladrovci: PDK në Drenas miratoi unanimisht listën e kandidatëve për Kuvendin Komunal

    Plani europian për Ukrainën, Meloni: I japim Kievit 10 miliardë euro

    Ndodh mrekullia – 31 punëtorë shpëtojnë nga shembja e tunelit në Los Angeles

    Aksioni kundër fajdes në Prizren, konfiskohen 5 mijë euro 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.