Një qytetar nga Mitrovica është zhgënjyer pasi deputetja e Vetëvendosjes nga ky qytet, Arjeta Fejza, votoi pro Kodit Civil që i hapë rrugës martesës mes gjinisë së njëjtë.
Flamur Broboniqi përmes një shkrimi në Facebook ka pyetur deputeten Fejza se çka do t’i thotë haxhisë për votën pro.
Shkrimi i plotë i qytetarit:
Arjetë shumë më zhgënjeve
Çka don me i thonë haxhisë për votën tënde PRO ?
Mandati e rroga shkojn e vijne, por mbetet kultura e parimet!