Një deputete e VV-së ka aluduar se si pasojë e grevës prindërit po i regjistrojnë nxënësit në shkolla private.
Deputetja e VV-së, Fatmire Kollçaku, ka thënë se SBASHK tanimë sipas saj është shndërruar në kontribuues të madh të transferimit të nxënësve në shkolla private.
“Njoh shumë prindër që tashmë i kanë zhvendosur fëmijët në shkolla private”, ka shkruar ajo, mirëpo pa ofruar ndonjë argument për këtë.
Postimi i plotë:
Fatkeqësisht, SBASHK-u po vërtetohet se çdo ditë e më shumë po shndërrohet në kontribuesin më të madh të transferimit të nxënësve në shkolla private.
Njoh shumë prindër që tashmë i kanë zhvendosur fëmijët në shkolla private.