Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Deputetja e VV-së: Kurti shumë shpejt do ta emërojë ministrin e ri të Shëndetësisë

    19/10/2022 08:42
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mirlinda Sadiku-Tishukaj, bërë të ditur se kryeministri Albin Kurti në ditët në vazhdim do ta bëjë emërimin e ministrit të ri të Shëndetësisë.

    Madje, ajo tha për Ekonomia Online se shëndetësia ka nevojë për një menaxher të mirë, ndonëse sipas saj, ish-ministri Rifat Latifi ka qenë i përgatitur, por përvoja në Amerikë ndryshon nga ajo në Kosovë.

    “Emërimet bëhen nga ekzekutivi besoj që shumë shpejt edhe kryeministri do të dalë me një propozim konkret sepse shëndetësia ka nevojë për një menaxher të mirë”.

    “Nuk është që nuk ka punuar edhe zotëri Latifi, por si duket përvoja e tij në shtetin e Amerikës nuk ka mundur të imagjinojë që sot në sistemin tonë shëndetësor nuk ki sigurime. Besoj që në ditët në vazhdim do ta bëjë një emërim në Shëndetësi”.

    Sipas saj, ndryshime të mëdha ka pasur në ShSKUK ngase siç thotë ajo ky institucion nuk vuan më nga mungesa barnave nga lista esenciale.

    Deputetja Sadiku-Tishukaj tha se kryeministri Kurti me marrjen e drejtimit të Komitetit Ekzekutiv do ta ketë fokus kryesor shëndetësinë.

    “Nuk është që nuk ka pasur ndryshime në shëndetësi. Në raportin e ish drejtorit të ShSKUK është cekur që për herë të parë SHSKUK nuk vuan më për listën esenciale. Mirëpo aty janë ndarë 12 milionë euro nga qeveria Kurti për të mos pasur mungesë të listës esenciale”.

    “Kryeministri Kurti e ka marrë përgjegjësinë dhe është tek komiteti ekzekutiv për shëndetësi besoj që do ta ketë fokusin e Qeverisë Kurti sepse jemi vonuar shumë në këtë aspekt në lidhje me sigurimet shëndetësore që janë të aprovuara në parlament që nga 2011 është diçka që duhet të punohet në të”, tha Sadiku-Tishukaj.

    Artikuj të ngjashëm

    FSK në “Qafë të Burrelit” për të kërkuar punonjësin që e mbuloi dheu, Kurti: Kosova përherë e mbështet Shqipërinë

    Kurti e uron kancelarin Merz: Mezi pres të bashkëpunojmë

    620-vjetori i lindjes së Skëndërbeut, Kurti: Një nga shtyllat mbi të cilat është ngritur dhe qëndron kombi shqiptar

    Të Fundit

    A do t’i japë votat PDK për ta çuar në Kushtetuese “ngërçin”, përgjigjet Krasniqi

    Dehari ia ndali fjalën, çfarë tha Hykmete Bajrami?

    Asgjë e re, vazhdon bllokada: Shihemi sërish pas 48 orëve

    Përpjekja e 13-të, fillon seanca konstituive e Kuvendit

    Hykmete Bajrami shihet me një dokument para fillimit të seancës, ua tregon deputetëve të PDK-së

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.