Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi, ka thënë se ky 28 nëntor do të mbahet mend si asnjëherë më parë, ku Kosova dhe Shqipëria s’janë një.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka aluduar se fajtore për këtë është Qeveria Kurti.
“Miq,Ky 28 nëntor do të mbahet në mend si asnjëherë më parë, Kosova e Shqipëria s’janë një dhe fajtorin e dini ju se kush është!”, shkruan deputetja e PDK-së.
Ajo ka publikuar edhe një video të kryeministrit Kurti ku ai flet për bashkimin kombëtar, teksa flamurin e Kosovës e quan flamur “lara-lara”.